100 persona bashkohen për të mbrojtur lumenjtë e egër të Ballkanit dhe aktivistët e tyre

Njoftim për shtyp i përbashkët nga EuroNatur, Riverwatch dhe Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi

++ Samiti i Lumenjve të Ballkanit 2024 u mbajt në Podgoricë për të shpëtuar lumenjtë e Ballkanit dhe për të ndaluar ndërtimin e digave ++ Pjesëmarrësit bëjnë thirrje autoriteteve dhe industrisë që të ndalojnë represionin kundër mbrojtësve të mjedisit ++

Mbi 100 pjesëmarrës u bashkuan në Samitin e Lumenjve të Ballkanit 2024 në Podgoricë © Solutions4You

Podgoricë, 3 Tetor 2024. Nën sloganin “Bashkimi i Zërave për Zemrën Blu të Evropës”, Samiti i Lumenjve të Ballkanit mblodhi mbi 100 ekspertë ndërkombëtarë të ruajtjes së lumenjve, shkencëtarë dhe aktivistë në Podgoricë, Mali i Zi, nga 29 Shtator deri më 3 Tetor. Ngjarja kishte si qëllim bashkimin e mbrojtësve të lumenjve për të mbrojtur lumenjtë e çmuar të Ballkanit dhe për të folur kundër kërcënimit të afërt dhe sistematik që përballen, kryesisht nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Tema e samitit “Të qëndrojmë të bashkuar” është më e rëndësishme se kurrë: jo vetëm lumenjtë janë nën sulm, por edhe ata që i mbrojnë. Kohët e fundit, aktivistët mjedisorë në të gjithë rajonin janë përballur me kërcënime sistematike, duke përfshirë kallëzime  ligjore (p.sh. SLAPP), fushata shpifjesh në media, kërcënime fizike dhe madje arrestime — vetëm për shkak se kanë mbrojtur natyrën. Shumë pjesëmarrës në samit ndanë përvojat e tyre për këtë represion. Në përgjigje, pjesëmarrësit nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke i kërkuar qeverive kombëtare, autoriteteve rajonale dhe korporatave të ndalojnë sukmet ndaj mbrojtësve të mjedisit dhe të respektojnë të drejtat e tyre themelore.

“Është jetike që të bashkohemi për lumenjtë tanë dhe të sigurohemi që si natyra ashtu edhe mbrojtësit e këtyre ekosistemeve të mbrohen nga dëmtimi. Duke qëndruar së bashku, dërgojmë një mesazh të fortë se këto ekosisteme të çmuara dhe njerëzit që luftojnë për to meritojnë mbrojtjen më të lartë,” tha Amelie Huber (EuroNatur), organizatorja kryesore e ngjarjes. Fjalët e saj theksuan frymën bashkëpunuese të samitit, që u përforcua më tej nga një mesazh nga Raportuesi i Posaçëm i OKB-së për Mbrojtësit e Mjedisit, Michel Forst. Në video mesazhin e tij, Forst inkurajoi pjesëmarrësit të raportojnë rastet e ngacmimeve, duke shprehur mbështetjen e tij për ata që janë në vijën e parë të mbrojtjes mjedisore.

default

Samiti tregoi se komuniteti i mbrojtjes së lumenjve qëndron i bashkuar dhe vigjilent. Ky unitet u përfaqësua në mënyrë të vizuale gjatë lundrimit publik me kajak, ku slogani “Të mbajmë lumenjtë të egër” lundronte në lumin Moraça, duke simbolizuar përkushtimin e përbashkët për të ruajtur këto ekosisteme jetësore. Kjo veprimtari kolektive synonte gjithashtu të tërhiqte më shumë vëmendje kombëtare, ndërsa mikpritësi lokal i Samitit theksoi sfidat me të cilat përballen lumenjtë në Malin e Zi. “Mbajtja e Samitit të Lumenjve të Ballkanit 2024 këtu në Malin e Zi na jep mundësinë të tërheqim vëmendjen për problemet me lumnejtë tanë dhe t’i bëjmë thirrje qeverisë sonë që të marrë masa më të forta për të mbrojtur këto ekosisteme jetësore,” tha Jelena Popovic nga Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi.

“Lumenjtë e Ballkanit janë xhevahire natyrore për të gjithë Evropën. Lufta jonë për t’i mbrojtur ata përcakton jo vetëm fatin e këtyre lumenjve, por edhe të ardhmen e një Evrope në të cilën duam të jetojmë. A duam një kontinent me lumenj të gjallë apo jo? A duam një Evropë me Zemrën Blu që rreh apo jo? Nëse nuk qëndrojmë të bashkuar dhe nuk veprojmë tani, rrezikojmë t’i humbasim për gjithmonë,” përfundoi Ulrich Eichelmann nga Riverwatch.

Komarnica, një lumë i çmuar, por i kërcënuar në Malin e Zi. Pjesëmarrësit e samitit patën mundësinë të shijonin bukurinë e tij gjatë një udhëtimi në terren dhe të mësonin më shumë rreth përpjekjeve lokale për ta mbrojtur atë. © Save Komarnica / Solutions4You