Çmimi për Filmin më të Mirë të Gjatë në festivalin ndërgjegjësues të filmit mjedisor 2016 në Shqipëri e fitoi realizimi slloven për mbrojtjen e lumit të vetëm të egër të Europës, Vjosës.
Tre ambientalistë sllovenë rrëmbyen çmimin e parë në kategorinë e filmit më të mirë të gjatë, të Festivalit të Filmit Mjedisor në Shqipëri, ku konkurruan 56 filma nga 29 vende të ndryshme të botës.
Filmi triumfues “Një për Lumin: Historia e Vjosës” rrëfen historinë e lumit të fundit të egër në Europë, si dhe bën apel për mbrojtjen e tij nga rreziku i ndërtimit të hidrocentraleve, pjesë e planeve aktuale të qeverisë shqiptare.
“Vjosa është arteria e gadishullit të Ballkanit,” argumentojnë ambientalistët në dokumentar.
Çmimet u ndanë të dielën në Ditën Botërore të Mjedisit dhe përmbyllën kështu edicionin e katërt të Festivalit të Filmit Mjedisor, i cili nisi në vitin 2013 për të ndërgjegjësuar publikun për rreziqet mjedisore duke i shkrirë ato me kinemanë.
Filmi fitues:
One For The River: The Vjosa Story nga Leeway Collective në Vimeo.
Për artikullin e plotë klikoni në Reporter.al / BIRN
Intervistë mbi Festivalin e Filmit Mjedisor në Shqipëri, Drejtori i Festivalit Phillippe Theoú dhe përfaqësues për filmin fitues “Një për lumin- Historia e Vjosës” Olsi Nika.
Qëllimi i këtij filmi konsiston në rritjen e vëmendjes së publikut dhe ndërgjegjen e komunitetit por edhe e vendimmarrësve për të ruajtur këtë vlerë, këtë trashëgimi natyrore siç është Vjosa i cili është edhe lumi i fundit në Evropë që rrjedh i lirë.
Ky film shpreh mesazhe shumë të qarta se atë çfarë kemi ne në Shqipëri duhet ta ruajmë dhe ta trashëgojmë ndër breza siç na e kanë trashëguar të parët tanë.
Intervistë e përgatitur nga OraNews.tv