Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyrorë në Evropë. Përgjatë gjithë rrjedhës së tij prej mbi 270 kilometra lumi është i paprekur dhe rrjedh i lirë, me larmi tiparesh hidro-morfologjike. Së bashku me degët e saj, Vjosa përbën një ekosistem dinamik thuajse natyror, të rrallë për Evropën. Lugina e Vjosës shtrihet në jug të Shqipërisë në një lartësi mesatare 855 m.n.d. Rrjeti hidrografik i sistemit lumor të Vjosës rrjedh përmes masiveve para-malore e malore, me lartësi maksimale mbi 2600 m.n.d.
Ndërtimi i HEC-eve është kërcënimi aktual më i madh në këtë zonë. Një total prej rreth 42 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës në Shqipëri. Ndërtimi i digave është ndërhyrja më shkatërruese qëmund të rezultojë me pasoja të pakthyeshme në mjedis duke dëmtuar në mënyrë përfundimtare integritetin natyror të këtij ekosistemi unik. HEC-et pengojnë rrugët e migrimit të peshqve, transportin e sedimenteve dhe përbëjnë një ndër faktorët kryesorë të ndryshimeve mikroklimatike.