Përgatitur nga Wake Up / Top Channel, në lidhje telefonike Olsi Nika nga protesta në Vjosë.
Zhvillohet protesta e kajakistëve në Vjosë me motivin “Mbro Zemrën Blu të Evropës”.
“Ne i drejtohemi vendimmarrësve sepse ata janë njerëzit që duhet të kenë një vizion ndryshe për zhvillimin e zonës dhe për mbrojtjen e natyrës. Vizioni ndryshe për ne nënkupton krijimin një master-plani të qartë të lidhur me prodhimin e energjisë ku do të përcaktohen dhe zonat ku mund të ndërtohen digat dhe ku jo për arsye të vlerave natyrore, sociale, ekonomike etj.. Gjithashtu zhvillimin e zonës nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm, nëpërmjet ekoturizmit sepse Vjosa ka potencial për tu zhvilluar ndryshe”, shprehet Olsi Nika, drejtor i shoqatës EcoAlbania në Shqipëri.