Në datën 7 shkurt 2025 EcoAlbania zhvilloi takimin e katërt të Komitetit Drejtues të projektit ESPID4Vjosa (Përmirësimi dhe zhvillimi i lidhjes Shkencë-Vendimmarrje për Vjosën). Përfaqësues të institucioneve të ndryshme si AKZM, AMBU, Prefektura e Vlorës apo dhe projekteve simotra VjoSusDev dhe EU4Rivers së bashku me praninë e partnerëve nga EuroNatur dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, morën pjese duke ndarë mendimet dhe eskperiencën e tyre të deritanishme. Anëtarët patën mundësinë të diskutojnë mbi progresin e projektit dhe identifikuan sfidat dhe sukseset gjatë kësaj periudhe.
Duke marrë në konsideratë se projekti është në fazën e fundit, takimi nisi me përditësimin e progresit të zhvillimeve më tëfundit dhe vijoi meprezantimin e aktiviteteve të planifikuara deri në përmbylljen e projektit në maj 2025. Disa prej arritjeve sic ishte parashikuar në fillim të projektit ishin përfitimi i njohurive. Në këtë kategori përfshihen raundi i dytë i ë orkshopeve tematike në Dropull, Memaliaj, Këlcyrë e Vlorë. Gjithashtu java shkencore në Sarantaporos që ishte një aksion studimor duke përfshirë më shumë se 60 shkencëtarë nga Europa e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër komponent i rëndësishëm është puna me vendimarrësit duke bërë takime me Komitetin Drejtues e gjithashtu takime me Kryetarët e Bashkive në Shqipëri e Greqi. Rëndësi i është kushtuar rritjes së kapaciteteve dhe zgjerimit të Rrjetit të Shoqërisë Civile të Basenit të lumit Vjosa (VCSN). Fushata online për fuqizimin e grave ne Vjosë ka sjellë në vëmendjehistori të ndryshme personale e ndërlidhjen e tyre me lumin. Diskutimet mes anëtarëve nuk munguan edhe për ecurinë e projekteve simotra; VjoSusDev dhe EU4Rivers. Këto projekte janë zhvilluar paralelisht në zonën e lumit Vjosa.
Një vlerësim për punën e kryer deri tani për ndikimin e projektit te aktorët e synuar është kryer nga kompania konsulente “Nature Returns” përgjatë periudhës shkurt-maj 2024. Gjetjet e këtij vlerësimi janë prezantuar nga përfaqësuesit e EuroNatur. Disa komponentë kryesorë ku vlerësimi u fokusua ishin rëndësia, koherenca dhe efektiviteti. Vlerësimi u krye nëpërmjet një metodologjie të kryqëzuar që përfshin pyetësorët, intervista direkte me aktorët e synuar të projektit si edhe dhe studimin e dokumentave në dispozicion si produktet e projekit, raportet e progresit dhe strategjinë e zhvillimit të ADA. Ky studim ishte mjaft gjithëpërfshirës me pjesëmarrës nga Agjensitë Qeveritare, Akademia, Shoqeria Civile dhe skuadra e implementimit të projektit sëbashku me donatorin. Të intervistuarit u shprehën se projekti identifikon e adreson nevojat e të gjithë grupeve të përfshirë. Ata pohuan se ndërhyrjet e projektit janë të rëndësishme dhe aktivitetet janë të mirë integruara duke punuar drejt objektivave të përbashkëta e gjithashtu dakortësuan se projekti përshtatet lehtësisht më kontekstin që ndryshon.
Deri në përmbyllje të projektit, janë planifikuar disa aktivitete në linjën e vijimësisë së punës së kryer me akotrët kryesorë të synuar. Në këtë pikëpamje do të vijojë puna për rritjen e ndërgjegjësimit publik për qeverisjen e mirë të ujit me grate dhe grupet e marxhinalizuara. Një event me qëllimin për të theksuar sfidat e këtij grupi e të promovojë të drejtat e tyre. Workshop-i me përdoruesit e ujit në luginen e Vjosës synon të ndihmojë kompanitë e ujit dhe të produkteve të tjera në Basenin e Vjosës të përshtaten me ndryshimet dhe kërkesat e reja që vijnë me statusin e ri të Parkut Kombëtar, duke siguruar që operacionet e tyre të jenë të qëndrueshme dhe në përputhje me rregulloret e reja mjedisore. Është planifikuar ndarja e raporteve teknike dhe Udhëzues për Pjesëmarrje Publike me aktorë të ndryshëm, një vizitë shkëmbyese të Rrjetit të Shoqërisë Civile të Basenit të lumit Vjosa (VCSN) në Greqi, evente për rritje kapacitetesh, zhvillimi i strategjise per VCSN.