Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Zgjedhje pa program për mjedisin, partitë nuk prezantuan asgjë konkrete për Vjosën

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 nxiti pritshmëritë se me trysninë e duhur nga mjedisorët, organizatat dhe dashamirësit e natyrës, politika do të merrte angazhime konkrete për të vendosur parësore politikat për mjedisin. EcoAlbania dhe organziata të ndryshme nxitën me fushata në rrjetet sociale dhe debate në emisionet televizive që politikanët të […]

CategoriesAktivitete

BE kërkon çështjen “Vjosa Park Kombëtar” në Progres Raportin për Shqipërinë

Fiks në kohën para zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, Parlamenti Evropian ka marrë një qëndrim mbi kauzën “Vjosa Park Kombëtar”. Më 25 Mars, Parlamenti Evropian miratoi Progres Raportin e vitit 2021 Shqipërisë në të cilin “ata nxisin qeverinë [shqiptare] të minimizojë ndikimin në biodiversitet duke ndaluar zhvillimin e energjisë hidrike në zonat e mbrojtura, veçanërisht […]

CategoriesAktivitete Njoftime për shtyp

Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar

Kohët e fundit, dhjetë fitues të Çmimit Alternativ Nobel – përfshirë Profesorin e mirënjohur Dr. Michael Succow – i drejtuan dhe nënshkruan një letër të hapur Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Presidentit shqiptar Ilir Meta dhe disa përfaqësuesve të BE, duke u kërkuar këtyre politikanëve udhëheqës të mbrojnë lumin Vjosa dhe të fillojnë përgatitjet për ta shpallur atë “Parkun e parë Kombëtar të një Lumi të egër në Evropë”. Më konkretisht, ata u bëjnë thirrje politikanëve të ruajnë të gjithë luginën e lumit, duke përfshirë degët e saj dhe që mbrojtjet e parkut kombëtar t’i përmbahen standardeve të IUCN.

CategoriesNjoftime për shtyp

Aktivistët kërkojnë mbështetjen e politikës Evropiane për shpalljen e Vjosës në Shqipëri si Park Kombëtar

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, sot, disa OJQ publikuan një seri fotografish me sloganin “Vjosa Park Kombëtar tani” duke shfaqur në plan të parë monumentet e mirënjohura në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë. Aktivistët që qëndrojnë pas aksionit vizual po synojnë vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, duke i nxitur ata të deklarojnë Vjosën si Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë. Ky vendim historik është i një rëndësie ndërkombëtare pasi do të mbronte 300 km gjatësi lumenjsh dhe përrenjsh, që strehojnë mbi 1,100 specie, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.