Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesRaporte

Doracak për informimin dhe monitorimin e treguesve të mjedisit

Çfarë është ky “doracak”? “Doracak-u për informimin mbi gjendjen e mjedisit dhe monitorimin e indikatorëve të mjedisit” është një manual bazik për realizimin e aktiviteteve komunitare për monitorimin mjedisor dhe shpërndarjen e informacionit tek publiku. Ai do t’u vijë në ndihmë individëve dhe OShC-ve që veprojnë në fushën e mjedisit për përfshirjen e komunitetit në […]

CategoriesAktivitete

Prezantohet studimi: Menaxhimi i informacionit mjedisor në Shqipëri

EcoAlbania organizoi takimin e hapur me temë “Rëndësia e përcjelljes së informacionit mjedisor për një qytetari aktive” gjatë të cilit prezantoi studimin “Menaxhimi i Informacionit mjedisor në Shqipëri”. Të pranishmit, OShC mjedisore, gazetarë, studentë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, etj. u njohën me analizën e kuadrit ligjor dhe të menaxhimit të informacionit mjedisor në nivel vendor e kombëtar, bazuar në informacionin e gjeneruar nga Raporti i Gjendjes së Mjedisit i Shqipërisë (RGjMSh).

CategoriesAktivitete

Politikat për efiçencën energjetike – Vijojnë takimet me të rinjtë e partive politike

Në kuadër të fushatës së edukimit publik lidhur me tematikat e efiçencës dhe performancës së energjisë në vendin tonë, EcoAlbania organizoi më 9 korrik 2018 takimin “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Si pjesë e një seri takimesh, ky ishte takimi i dytë me të rinjtë e forumeve të partive politike, ku përfaqësues të organizatave pjesë e Rjetit të Vigjilencës Mjedisore dhe eksperti i politikave mjedisore ndanë me të pranishmit informacione specifike mbi tematikat energjetike.

CategoriesAktivitete

Politikëbërësit e ardhshëm diskutojnë mbi çështjet e efiçencës së energjisë

 

EcoAlbania ka nisur një seri takimesh mbi “Politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë në Shqipëri” me anëtarët e forumeve rinore të partive kryesore në vend. Më datë 22.06.2018 në një takim të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë me pjesëmarrjen e të rinjve të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), përfaqësues të EcoAlbanias dhe Qendrës EDEN dhe Z. Erjon Tase nga Akademia e Studimeve Politike kanë diskutuar legjislacionin, politikat për efiçencën dhe performancën e energjisë, si dhe problematikat që ekzistojnë lidhur me zbatimin e tyre.