Mbetjet urbane si problematikë mjedisore në bregdet
Një nga problematikat më të mprehta të degradimit mjedisor në bregdet shkaktohet nga mbetjet urbane. Kjo problematikë, së bashku me problemin e kanalizimeve janë ende të pazgjidhura dhe alarmante.
Mbetjet grumbullohen pranë lumenjve, përrenjve dhe pranë detit. Depozitimet e tyre shkojnë në landfille por këto janë jashtë standarteve, janë të paplanifikuara dhe ndodhen në vende të papërshtatshme.