Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesAktivitete

Banorët kundër ndërtimit të HEC-eve në Bënçë

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një takim me banorët e fshatit Bënçë për të diskutuar mbi çështjen e hidrocentraleve që janë duke u ndërtuar në këtë zonë. Shqetësimi i banorëve ishte i dukshëm pasi ndërtimi i këtij HEC-i do ta linte fshatin pa ujë. Bënça është një fashat i vogël që merret me blegtori dhe bujqësi dhe i vetmi burim ujor që ka është lumi.

CategoriesNjoftime për shtyp

Dita Botërore e Ujit: Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” kërkon Moratorium të hidrocentraleve në Shqipëri.

++HEC-et gjenerojnë konflikte në komunitetet e prekura dhe shkatërrojnë mjedisin në mënyrë të pakthyeshme++ Tiranë, 22 mars 2017. Me rastin e Ditës Botërorë të Ujit, grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”  kërkon të tërheqë vëmendjen e vendimmarrësve duke u shprehur se ndërtimi HEC-eve në Shqipëri nuk është bërë aspak në harmoni me natyrën dhe me komunitetet që […]

CategoriesRaporte

STUDIM: Rastet e konflikteve ujore të lidhura me zhvillimin e hidroenergjisë në Shqipëri

Gjetjet e paraqitura në këtë studim kanë për qëllim të japin informacion mbështetës për një planifikim të detajuar të aktiviteteve të projektit HELP-CSO, siç është harta ndër aktive e konflikteve, si dhe njëkohësisht të mbështesë organizatat mjedisore vendore, komunitete vendore, qytetarët aktivë, shkencëtarët, fermerët dhe kompanitë energjetike që të përmirësojnë menaxhimin e rasteve konfliktuale lidhur me hidrocentralet në vend.

CategoriesAktivitete Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve

Si t’i drejtohemi gjykatës- Trajnimi i OSHC-ve lokale

Më 5 Tetor 2015 u zhvillua në Përmet trajnimi ‘E drejta për t’ju drejtuar gjykatës për çështjet mjedisore’, pjesë e  serisë së trajnimeve të zhvilluar në kuadër të projektit HELP-CSO (Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve). Tematika e trajnimit lidhej me aftësimin e organizatave lokale në aksesin në drejtësi dhe të drejtën për t’ju drejtuar gjykatës për çështje mjedisore. Trajnimi ishte konceptuar bazuar mbi një analizë të bërë rreth mungesës së njohurive që kanë OSHC-të mbi legjislacionin horizontal, raporti i të cilës do të publikohet në fund të projektit.

CategoriesAktivitete Iniciativa

Formalizohet Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë”

Grupimi “Të mbrojmë Lumenjtë” edhe pse jo-formalisht ka filluar të operojë si i tillë që në 2015 duke koordinuar aksione të përbashkëta: lobimi, advokimi, reagimi qytetar etj përkundrejt bumit të madh të ndërtimeve të Hece-ve. Në dekadën e fundit nisur më tepër nga direktiva politike, sesa nga studime të mirëfillta shkencore, planifikimi i më shumë […]