Raporti: Subvencionet e kushtueshme të hidrocentraleve bëjnë kërdi mjedisore në Shqipëri
Subvencionet publike jo proporcionale për hidrocentralet e vogla në Ballkanin Perëndimor kanë rezultuar në dëme të shumta në mjedis, thuhet në studimin e publikuar nga Rrjeti CEE Bankwatch. Edhe pse po ndryshon sistemin e tij të subvencioneve, Shqipëria mbetet vendi që po paguan më shumë në rajon për prodhuesit e vegjël të hidrocentraleve, tregon raporti.