Ky studim prezanton gjendjen aktuale të vlerësimit pasuror të prerjes së paligjshme të pyjeve, duke marrë në konsideratë një rast studimor në ZM Mali me Gropa Bizë-Martanesh.
Qëllimet specifike të studimit janë:
Analiza e standardeve, studimeve, raporteve dhe metodave për vlerësimin pasuror të dëmtimeve në territorin e një zonë të mbrojtur pyjore;
Propozimi metodologjik për vlerësimin pasuror të dëmeve nga prerjet e paligjshme në pyje.
Me anë të këtij rasti studimor synohet të nxitet nisja e dialogut për mbledhjen e të dhënave dhe njohurive të sakta në lidhje me vlerësimin pasuror lidhur me krimin mjedisor në Shqipëri.