Xhafzotaj, Shijak, Durrës, 15 nëntor 2024. Nxënësit e klasës së 7-të dhe stafi akademik i shkollës “Hidër Koka” në Xhafzotaj, Durrës mirëpritën ekipin e Edukimit Mjedisor të EcoAlbania-s për të zhvilluar një sesion edukimi mjedisor. Pjesa e parë e aktivitetit përfshinte prezantimin teorik interaktiv, gjatë të cilit u diskutuan tema të ndryshme mjedisore, duke përfshirë shtresën e ozonit, ciklin e ujit dhe mbetjet plastike.
Gjatë gjithë prezantimit, theksi u vu në masat që duhet të marrim dhe fakti që secili prej nesh mund të ndihmojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës së jashtëzakonshme me të cilën jemi të rrethuar, së bashku me ta, brezin e ri, të cilët luajnë një rol vendimtar në një të ardhme të gjelbër e të shëndetshme.
Në vijim, nxënësit nxënësit bënë me duart e tyre pilivesa me lugë plastike, letra me ngjyra dhe ngjyrues. Ky mini-aktivitet u mësoi atyre bukurinë e natyrës, rëndësinë e mjedisit dhe mësime thelbësore se si të trajtojnë mbetjet, veçanërisht ato plastike. Në vend që të hedhin lugët dhe veglat e tjera, ata mund t’i përdorin për projekte të ndryshme, që mund t’i bësh vetë.
Seanca shërbeu si një kujtesë e mirë se ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për t’i sjellë këtij planetin ekuilibrin që kishte dikur.