++Eksperienca e internship-it të Eledia Bundo me EcoAlbania++
Ruajtja e mjedisit mund të jetë një luftë e vështirë kundër kompanive që nuk shohin asgjë të keqe me dëmtimin e mjedisit natyror në ndjekje të fitimit. Me këtë, bukuria natyrore e Shqipërisë është në rrezik, kryesisht nga kompanitë që duan të ndalojnë rrjedhën e lumenjve të saj të bukur dhe ujërat e paprekur. Lumi i Vjosës është viktima e fundit në këtë ndjekje e cila ka parë qeverinë të përkulet ndaj kërkesave të disa kompanive që duan të shohin lumin e fundit të egër në Evropë, të bëhet kurban për hidrocentralet e reja që do të ndërtohen. Hidrocentralet në Kalivaç dhe Poçem janë miratuar nga qeveria kundër dëshirës së komuniteteve lokale; organizatave kombëtare dhe aktivistëve ndërkombëtarë që tregojnë se sa shkatërruese do të ishin digat për mjedisin dhe banorët që jetojnë përreth.
Lumi Vjosa rrjedh i pandërprerë në territorin shqiptar për 270 km dhe përbën një pjesë kryesore e jetës së përditshme për njerëzit që jetojnë në brigjet e saj. Ata lahen në ujërat e saj dhe e konsiderojnë atë një pjesë të shenjtë të trashëgimisë shqiptare. Qeveria ka treguar shumë pak interes në mbajtjen e saj të egër dhe të lirë, siç ka qenë prej mijëra vitesh dhe kanë bërë pak për të treguar mbështetje për ata që do të humbnin gjithçka nëse kjo ndryshon. Shkencëtarë të njohur nga Shqipëria, Austria dhe Gjermania kanë thënë se biodiversiteti unik nën kërcënim i Vjosës, do të ishte një humbje jo vetëm për shqiptarët por edhe për kulturat evropiane dhe globale.Lumi Vjosa është shumë pak i studiuar nga shkencëtarët, ata ende nuk kanë përgatitur studime të plota mbi humbjet biologjike që do të shkaktohen nëse këto hidrocentrale do të ndërtohen.
Organizatat si EcoAlbania, me të cilën unë kisha privilegjin të punoja gjatë muajve të pranverës, po bëjnë fushatë të palodhur për një betejë të drejtë për të parandaluar ndërtimin e këtyre digave. Puna që Olsi dhe Besa kanë bërë gjatë viteve ishte vërtet e veçantë për të dëshmuar. Marrëdhëniet që ata kanë ndërtuar me njerëzit në luginën e Vjosës janë të pamohueshme dhe angazhimi i tyre për të mbrojtur mjedisin dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë ishte një gjë e dobishme për të qenë pjesë. Përvojat e mia me EcoAlbania-n ishin të vlefshme për të mësuar dhe kuptuar më shumë mbi fushatën dhe për të ndihmuar në forcimin zëit të komuniteteve lokale që janë braktisur nga qeveria. Të drejtat e tyre për tokën dhe përdorimin e ujit janë shmangur nga dëshira për të fituar para për ata që nuk kujdesen për bashkatdhetarët e tyre. Komunitetet ku u mirëpritëm në të tilla si Anëvjosë, Qesarat, Kalivaç, Poçem, Kutë dhe Nivicë, folën për mungesën e angazhimit që ata kishin parë nga politikëbërësit me komunitetet lokale dhe të ndikuara, mbijetesa e të cilëve ishte e varur nga mos këto plane. Ata ishin komunitete që do të duhej të shpërnguleshin nëse këto struktura shkatërruese do të ngriheshin dhe për më tepër nuk do të kompnesoheshin mjaftueshëm për dëmet që do të shkaktohen.
Lufta për të shpëtuar zemrën blu e Evropës është e rëndësishme dhe shpresoj të realizohet me të vërtetë. Ju faleminderit shumë EcoAlbania për mundësinë që më keni dhënë për të punuar me ju – Unë besoj, Olsi, Besa dhe Vali, do të bëhemi miq dhe kolgë të përjetshëm. Ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për mua të mësoj për organizatat që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar bukurinë natyrore të Shqipërisë dhe kanë nxitur dëshirën time për të vazhduar punën me njerëz të pasionuar, të vëmendshëm dhe frymëzues si ju.
Qershor 2019, Ledi Bundo