Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar në ruajtjen ekologjike, palët e interesuara nga Shqipëria dhe Greqia u mblodhën në Konicë, Greqi, për një vizitë studimore dy-ditore në fund të dhjetorit 2024, si pjesë e projektit ““Menaxhimi i Qëndrueshëm i korridorit ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz”.
Pjesëmarrësit përfshinin përfaqësues nga bashkitë shqiptare (Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Prefektura e Elbasanit), organizata jofitimprurëse Korça Alpin, dhe biznesi lokal Gramshi-Turistik. Nga ana greke, delegacioni përfshinte Bashkinë e Konicës, të përfaqësuar nga kryetari Andreas Papaspirou, studiuesi i ruajtjes së natyrës Dr. Haritakis Papaioannou, dhe biznese si NO LIMITS, të përfaqësuar nga z. Nikos Kyritsis.
Vizita filloi me një sërë prezantimesh që theksonin përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen e natyrës. Projekti shqiptar theksoi strategjitë e tij për përmirësimin e qëndrueshmërisë së korrisoreve ekologjike. MedINA, organizata partnere greke, prezantoi projektin “Ri-Connect,” që fokusohet në pellgun e lumit Aoos. Ndërkohë, Dr. Papaioannou theksoi rëndësinë ekologjike të korrisorit ekologjik të Pindos-Prespes, duke vënë në dukje sfidat e përbashkëta, si zhvillimi i paautorizuar i hidrocentraleve, gjuetia e paligjshme, dhe statuset e ndryshme të ruajtjes ndërkufitare – siç është shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar në Shqipëri.
Një temë e përbashkët në këto diskutime ishte nevoja për bashkëpunim brenda dhe përtej kufijve, duke pasur parasysh natyrën ndërkufitare të korridoreve ekologjike.
Prezantimi i projektit “Let it Flow!” nga MedINA, u ofroi pjesëmarrësve një strategji inovative për angazhimin e brezave të rinj përmes role-playing dhe lojërave për të vlerësuar lumenjtë e egër dhe ekosistemet natyrore. Kjo qasje ndërvepruese, që thekson bashkëpunimin mes aktorëve lokalë, ka potencialin të replikohet në sisteme të tjera lumore.
Për më tepër, pjesëmarrësit mësuan më shumë për “MapStream,” i cili theksoi përpjekjet për të mbrojtur lumin Sarantaporos dhe degët e tij përmes restaurimit ose zëvendësimit të barrierave të vjetruara. Këto veprime synojnë të lehtësojnë ruajtjen e biodiversitetit dhe të mbështesin shpalljen e zonës së Sarantaporosit si një zonë e mbrojtur, duke nënvizuar rolin kritik të sistemeve lumore në ekologjinë rajonale.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë Malin Profitis Ilias në Konicë, duke mësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi ndërlidhjen e korridoreve ekologjike. Kjo zonë luan një rol kyç në riprodhimin e specieve si dhia e egër (Rupicapra rupicapra) dhe ndoshta rrëqebulli ballkanit. Në ditën e dytë, grupi vizitoi Urën Historike të Konicës dhe Parkun Kombëtar të Pindosit Verior. Këto monumente ikonike forcuan përgjegjësinë e përbashkëta për ruajtjen e rrjeteve natyrore dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve për të mbrojtur biodiversitetin.
Kjo vizitë studimore tejkaloi shkëmbimin e njohurive; ajo ishte një demonstrim i fuqisë së partneritetit. Duke bashkuar përpjekjet, Shqipëria dhe Greqia po vendosin një standard për bashkëpunimin rajonal në ruajtjen e biodiversitetit, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe sigurimin e qëndrueshmërisë së trashëgimisë së tyre të përbashkët ekologjike.