Organizatat mjedisore kombëtare dhe vendore së bashku me ekspertë ligjorë dhe mjedisorë kanë ndërmarrë nismën ligjore të qytetarëve për ndryshime në paketën ligjore të koncesioneve për HEC-et. Ata kanë bërë një analizë të thellë të planeve, strategjive dhe legjislacionit kombëtar të 4 sektorëve: atë të energjisë, turizmit, mjedisit dhe ujit, në frymën e përafrimit të tyre me legjislacionin e BE-së. Është përgatitur një draft me disa rekomandime për ndryshime në legjislacionin ekzistues dhe është konsultuar me palët e interesuara gjatë forumeve lokale dhe kombëtare.
Disa nga propozimet konkrete të diskutuara në forumin kombëtar i gjeni në intervistat e mëposhtme në Ora News, Scan TV, Klan Plus dhe FaxNews nga ekspertja ligjore Elvana Tivari, drejtori i EcoAlbania Olsi Nika dhe menaxherja e komunikimit Besjana Guri.