Mediat kombëtare kanë raportuar menjëherë lajmin e mirë për Vjosën. Gjykata Administrative shpalli sot vendimin për pavlefshërinë absolute të kontratës konçesionare të lidhur mes Ministrisë së Energjisë dhe kompanisë turke “Kovlu Energy”.
EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, dhe 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër, fshat që parashikohej të përmbytej nga ndërtimi i Hidrocentralit në Poçem, kanë hapur në dhjetor 2016 procesin gjyqësor kundër ndërtimit të hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe proçesi i konsultimeve me publikun, ishin bërë në bazë të shkeljeve të legjislacionit shqiptar dhe atij të konventave ndërkombëtare.
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë pranoi aktpadinë, duke nxjerrë të pavlefshme Deklaratën Mjedisore të lëshuar nga Ministri Lefter Koka për projektin, urdhrat e Ministrit Damian Gjiknuri për dhënien e koncesionit si dhe vetë kontratën e koncesionit.
Sipas gjykatës, banorët nuk kanë qenë të përfshirë në dëgjesën publike për këtë investim gjithashtu rezultoi e provuar se ka patur vetëm një seancë për të përfshirë komunitetin e këtyre fshatraveve por takimi nuk është realizuar pranë zonës dhe as me personat e prekur.
Vladimir Meçe, avokati që përfaqësoi 38 banorët e fshatit Kutë të Mallakastrës, thotë se “Ky është një lajm shumë i mirë sepse është hera e parë që qytetarët fitojnë kundër një veprimi arbitrar të shtetit”.
Lajmin mund ta gjeni të publikuar edhe në mediat mëposhtë: