Mariann Saether – Mbretëresha e Kampionatit Botëror të Kayakut mbështet “Turin e Lumenjve të Ballkanit”

Lindur e rritur në Norvegji, Saether është kampionia aktuale e sportit ekstrem kayak në botë, e cila zotëron fitore të shumta nga konkurset e stilit të lirë deri tek ato me canoe. Ajo është e apasionuar pas natyrës dhe e vendos atë para librave, çka është e habitshme duke parë diplomën e saj universitare 9-vjecare në Histori, Gjuhë Spanjolle, Angleze e Norvegjeze. Ajo është e vendosur të jetë kundër projekteve për hidrocentralet në Norvegji e më gjerë duke ndihmuar kështu Federatën Vozitëse Norvegjeze për të luftuar kundër rreziqeve që i kanosen lumenjve në vendin e saj te lindjes. Mariann jeton në Voss të Norvegjisë dhe Futaleufu në Kili.

Mariann Saether

Turi i lumenjve të Ballkanit

Ndërsa bota është përfshirë nga vorbulla e energjisë së gjelbër, ujërat janë nën një kërcënim të vazhdueshëm. Për shembull , në vendin tim në Norvegji ujërat janë të ‘’mallkuara’’ – kjo pasi është marrë vendimi që në vjeshtë të vitit 2016  të shkatërrohet përfundimisht lumi gjigand Otta, i cili buron nga Parku Kombëtar Jotunheimen. Ky është projekti më i madh i kohërave moderne, i cili përfshin vendosjen e ujit brenda një tuneli me diametër 60 metra dhe kalimin e tij përmes malit për 7 kilometra më tepër. Disa mund ta quajnë një teknikë ideale për të ‘’ngopur’’ nevojat e Europës për më shumë energji të gjelbër – unë e quaj  dhunim të pamatur të një natyre të paprekur dhe që do të shkatërrojë jo vetëm ekosisteme të shumta , por edhe bukurinë natyrore të luginës. Lumi Otta është lumi i vendit tim dhe trishtohem që më duhet ta lë të shkojë.

Përgjatë viteve jam përfshirë në shumë projekte ku kemi protestuar kundër ndërtimit të shumë hidrocentraleve në Norvegji. Kemi pasur fitore të pakta, por kryesisht jemi refuzuar. Kjo sepse ne Kayak-istët nuk pozicionohemi lart në listat politike. Prandaj ne duhet të fokusohemi në vlerat e këtyre lumenjve, përveç faktit se ne na pëlqen të ushtrojmë sportin e kayakut në to.  Për shembull, unë kam ndihmuar në ndërgjegjësimin  për pasojat që do shkaktonte krijimi i digës Isimba në Nilin e Bardhë në Uganda, e cila do të ishte një katastrofë e vërtetë për komunitetin lokal, botën e egër dhe si pasojë për klimën. Tani më është fakt se rezervatet e digave Mega, kanë krijuar më shumë emetim të dioksidit të karbonit sesa ishte menduar në fillim. Dhe  tani jo vetëm duhet të kundërshtojmë krijimin e këtyre digave të mëdha, por ne duhet të luftojmë dhe mendimin se hidro-energjia është energji e gjelbër. Po, është e gjelbër krahasuar me qymyrin dhe gazin – por a është e gjelbër krahasuar me energjinë diellore, të valëve, baticave, energjinë gjeo-termale , e më tej? Kjo është pyetja e vërtetë që duhet të na zgjojë – kjo është pyetja që duhet të na bëjë të ngrihemi në këmbë.

Turi i lumenjve të Ballkanit është një kontribut domethënës në ndryshimin e perspektivës për hindro-energjinë në gjithë botën – me më shumë se 2700 diga të reja të planifikuara për tu ndërtuar në Slloveni, Kroaci , Bosnje, Mal te Zi, Maqedoni , Serbi e Shqipëri, kërcënimi për ekosistemet e brishta dhe lumenjtë bashkë me to është i vërtetë. Ndihmo në mbështetjen e kësaj kauze duke iu bashkuar këtij turi i cili do të ndalojë në 6 shtete, 18 lumenj dhe do organizojë 11 aktivitete kryesore.

Ju ftojmë ta ndani me miqtë tuaj mesazhin – është koha të ndalojmë maninë e hidro-energjisë e cila ka pushtuar kohët moderne. Nuk ka më kohë për të pritur…

Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i përbashkët i Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch, dhe WWF, i organizuar në kuadër të fushatës “ Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”. Pa marrë në konsideratë zonat e mbrojtura, speciet në zhdukje apo komunitetet lokale, janë planifikuar të ndërtohen rreth 2700 diga për hidrocentrale midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me këtë fushatë, ne duam të ndalojmë tsunamin e ndërtimit të digave.

Zbulo më shumë këtu: http://www.balkanrivers.net/ dhe http://www.balkanriverstour.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *