Librazhd, 5 dhjetor 2023. Me pjësëmarrjen e akorëve lokal u zhvillua në Librazhd seminari i parë në serinë e workoshop-eve mbi procesin e zhvillimit të planit të veprimit për korridorin ekologjik Polis-Valamarë-Rungajë-Moravë-Gramoz” – një korridor me rëndësi që lidh pesë zona të mbrojtura në juglindje të Shqipërisë.
Takimi u zhvillua në zyrën e RAPA Elbasan në Librazhd, ku morën pjesë 18 pjesëmarrës që përfaqësonin bashkitë Librazhd dhe Përrenjas, RAPA Elbasan, OJF vendore dhe sektorin e turizmit. Çështjet kryesore nga diskutimi përfshijnë rolin vendimtar të autoriteteve vendore në angazhimin e projektit, duke theksuar menaxhimin e dobët të burimeve natyrore. Theksi u vu në rëndësinë e zbatimit të saktë të kontratave të koncesionit dhe zbatimit të planeve të rehabilitimit. Rasti i lumit Bushtrica u identifikua se kërkon vëmendje të veçantë për shkak të statusit të tij si lumi i fundit i pacenuar në zonë. U nënvizua rëndësia e trajnimit të stafit të institucioneve për vendimmarrje të përgjegjshme.
Për më tepër, u bë thirrje për përfaqësuesit e këshillave bashkiakë që të marrin pjesë aktivisht në aktivitetet e projektit, dhe komunat shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur vlerësimin e territorit si OECM (Masë tjetër Efektive për Ruajtjen e Bazuar në Zonë).
Mbi korridorin ekologik:
Korridori ekologjik “Polis-Valamare-Rungajë-Moravë-Gramoz” ndodhet në juglindje të Shqipërisë dhe përfaqëson një zonë të largët malore që prek pjesërisht territorin e bashkive Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Gramsh, Maliq dhe Skrapar me një sipërfaqe prej rreth 1600 km2. Korridori ofron një strehë të rëndësishme për një numër të madh specieve, duke lejuar lëvizjen e tyre midis zonave të mbrojtura. Zona e projektit është veçanërisht e rëndësishme për të mbështetur popullatat e gjitarëve të mëdhenjë, duke përfshirë ariun, ujkun dhe rrëqebullin e Ballkanit lloj I kërcënuar në zhdukje.
Megjithatë, korridori është i rrezikuar në mënyrë të konsiderueshme nga fragmentimi i habitateve si pasojë e prerjeve të pyjeve, zjarreve, urbanizimit, praktikave jo të qëndrueshme kryesisht në bujqësi dhe menaxhimit të dobët të burimeve natyrore, duke rrezikuar integritetin e përgjithshëm të ekosistemeve, biodiversitetin dhe konektivitetin e tij. Megjithëse pjesa më e madhe e korridorit është përjashtuar nga rrjeti i zonave të mbrojtura, ai mbetet një zonë e rëndësishme që lejon lëvizjen e specieve të rëndësishme, veçanërisht atyre që kërkojnë një habitat të gjerë.
Korridori ekologjik “Polis-Valamare-Rungajë-Moravë-Gramoz” adreson konektivitetin midis pesë zonave të mbrojtura: Parku Kombëtar Shebenik, Parku Natyror Stravaj-Sopot, Peizazhi i Mbrojtur i Liqenit të Pogradecit, Guri I Nikes – Lenie-Valamare dhe Parku Kombëtar Mali i Tomorrit.