Banorët e prekur nga hidrocentralet në të gjithë Shqipërinë protestojnë kundër projekteve të Qeverisë
Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë protestuar sot kundër hidrocentraleve në lumenjtë e vendit. Banorët e zonave të prekura nga projektet e HEC-eve nga veriu në jug të vendit janë bashkuar në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë për të ngritur zërin kundër valës së shkatërrimit të lumenjve të Shqipërisë.