Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

Liqeni i Fierzës vuan pasojat e keqmenaxhimit të mbetjeve brenda dhe jashtë kufirit

Në orët e para të mëngjesit, afër vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në zonën e Mamëzit, Kukës një burrë hyn përmes hyrjes së hapur, teksa mbetjet janë të përhapura kudo. Vendgrumbullimi, i pozicionuar disa metra larg liqenit të Fierzës, është i rrethuar vetëm në anën e rrugës me një mur betoni, ndërsa pjesa tjetër e saj është e hapur, çka mundëson rënien e lirë të plastikës e mbetjeve të tjera po drejtpërdrejt në liqen.

CategoriesNjoftime për shtyp

30 shkencëtarë studiojnë degët e Vjosës, të dhënat do përdoren në gjyqet kundër HEC-eve

Tepelenë, Vjenë, Radolfzell, 3 qershor 2021. Nga 30 maji deri më 5 qershor, një grup shkencëtarësh nga Austira, Gjermania, Shqipëria dhe Italia, kanë mbledhur të dhëna multidisiplinare në dy degë kryesore të Vjosës, në Shushicë dhe Bënçë.  Kjo javë kërkimore është vazhdimi i një nisme të njëjtë të ndërmarrë në Vjosë në vitin 2017, e […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Gjykata rrëzon padinë e kompanisë turke kundër “Deklaratës Mjedisore” për hidrocentralin e Kalivaçit

Tiranë, 28 maj 2021. Sot, Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë si thelbësisht të pabazuar padinë e zhvilluesit të HEC-it Kalivaç kundër Deklaratës Mjedisore negative lëshuar nga Ministri i Mjedisit për procedurën e VNM-së dhe Raportin e kryer nga zhvilluesi i përmendur. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit u bashkuan […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Teksa në Shqipëri formohet qeveria presioni për Vjosën Park Kombëtar vazhdon

Tiranë, Vjenë, Radolfzell 28 prill 2021 – Zgjedhjet mund të kenë përfunduar, por lufta për Vjosën jo. Gjatë muajve të fundit, mbështetja për Vjosën është rritur jashtëzakonisht shumë në Shqipëri, në vende e tjera evropiane dhe në të gjithë botën. Si rezultat i fushatës, në mars qeveria e Edi Ramës ra dakord për një mbrojtje të nivelit […]

×