Shkencëtarët për Vjosën: konferencë për shtyp në një ishull të lumit
Një konferencë e pazakontë për shtyp u mbajt sot në Vjosë – një iniciativë e padëgjuar më parë në Evropë. Në një nga ishujt e lumit, në mes të lumit të fundit të egër, rreth 30 shkencëtarë nga 4 shtete u mblodhën për të tërhequr vëmendjen mbi ndikimet e pakthyeshme që pritet të sjellë hidrocentrali i Poçemit. Ata i bënë thirrje qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama për të ndalur këtë hidrocentral dhe të hartohet një raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i thelluar sipas standardeve ndërkombëtare.