Organizatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Mbrojtje të Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”
Divjakë, datë 28 maj 2017. Organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të mos lejojë urbanizimin e Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta“ dhe të garantojë mbrojtjen që i takon sipas Ligjit të Zonave të Mbrojtura dhe Konventave Ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.Njoftimi për planet e kompanisë Mabetex për të ndërtuar një qendër të re urbane në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ka shqetësuar shumë organizata me fokus mbrojtjen e natyrës, të cilat e kanë ngritur zërin kundër këtij plani shkatërrues për ligatinat më të rëndësishme në detin Adriatik.