Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNjoftime për shtyp

BERZH konfirmon ndikimin negativ të hidrocentraleve shqiptare mbi njerëzit dhe mjedisin

Ka qenë një verë e nxehtë në të gjithë Ballkanin. Një valë të nxehti e quajtur Luçifer goditi Shqipërinë, duke tharë lumenjtë dhe duke shkaktuar zjarre të shumta në pyje. Duke qenë se Shqipëria mbështetet 90% të prodhimin të energjisë elektrike nga hidrocentralet, thatësira shkaktoi një rënie të dukshme të prodhimit, duke e detyruar atë të importojë 80 përqind të energjisë elektrike. Ky është një paralajmërim për financuesit dhe investitorët e përfshirë në furinë e tanishme të hidrocentraleve që ndryshimet klimatike nuk janë vetëm reale por ato rrisin rrezikun e investimeve në hidrocentralet të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

CategoriesNjoftime për shtyp

Dy lloje të reja gjallesash të zbuluara në zonën e hidrocentralit të Poçemit

++Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve gjen 300 specie në vetëm një javë, duke përfshirë një lloj të ri të peshqve dhe insekteve++ Transporti i sedimenteve mund ulë prodhimin e energjisë në hidrocentralin e Poçemit deri në ndalimin e tij për 25-30 vjet++ Tiranë, Vjenë, Radolfzell; 19 shtator 2017. Në prill të këtij viti rreth 30 shkencëtarë […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Rrjetet e organizatave mjedisore publikojnë raportin për zgjedhjet: partitë politike nuk kanë në fokus mjedisin

Gjatë periudhës 20 maj – 20 qershor 2017, ne, 30 organizata mjedisore ndërmorëm një iniciativë për të vëzhguar fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 qershorit 2017 për të studiuar dhe kuptuar ofertën politike të subjekteve pjesëmarrëse mbi çështjet që lidhen me mjedisin, mbrojtjen e tij. Mjedisi është një tërësi çështjesh që lidhen drejtpërdrejtë me faktorë bazë të jetës në planet, dhe ndikojnë po ashtu, ose në mënyrë të tërthortë në hartimin dhe zbatimin e duhur të politikave publike sektoriale dhe ndërsektoriale.

CategoriesNjoftime për shtyp

EcoAlbania kërkon të punësojë “Koordinator projekti” – Tiranë

EcoAlbania kërkon të punësojë “Koordinator projekti” të motivuar për të punuar në fushën e mjedisit. Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania) është një organizatë mjedisore jo-qeveritare me qendër në Tiranë. EcoAlbania punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Shqipëri dhe qëllimet kryesore të saj janë: mbrojtja e ekosistemeve […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Zhvillim i qëndrueshëm, jo ‘të dalë ku të dalë’ – në shënjestër HEC-et

Para disa javësh u diskutua në Tiranë një draft strategji rajonale për hidroenergji të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ndër të tjera, një listë prej 44 projekte HEC-esh më të mëdha se 10 MW nga Shqipëria ishin përzgjedhur nga ekspertë të BE-së dhe renditur me një shkallë përparësie për t’u mbështetur për ndërtim në vitet në vazhdim. Është pozitive dhe me shumë rëndësi vendosja në krye dhe me përparësi për riparimin e HEC-eve ekzistuese.

×