• +355 44 317 720
  • [email protected]
Instagram Facebook Twitter Linkedin Youtube
EcoAlbania_Logo_4.gif
  • Rreth Nesh
  • Iniciativa
    • Vjosa Park Kombëtar
    • Solar në Kutë
    • Vjosa Research Centre
    • Engona
  • Projekte
  • Lajme
  • Publikime
    • Raporte
    • Evente
    • Galeri
  • Vullnetarë
  • Kontakt
  • English
Eco-Albania-Logo.png
€
Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Menu

Reportazhi nga i_D i jep zë komuniteteve që po luftojnë për mbrojtjen e Vjosës

Post navigation

PREV Reportazhi nga i_D i jep zë komuniteteve që po luftojnë për mbrojtjen e Vjosës
NEXT Reportazhi nga i_D i jep zë komuniteteve që po luftojnë për mbrojtjen e Vjosës

The state of Balkan rivers 2025:

  • Shiko & Shkarko
Vlerësimi i parë rajonal i krahasueshëm pas më shumë se një dekade dokumenton përkeqësimin e lumenjve të fundit të egër të Europës, me shtrirjet pothuajse natyrore që kanë rënë nga 30% në 23% që nga viti 2012 – një humbje tronditëse prej 2,450 kilometrash lumenjsh. Gjendja e lumenjve të Shqipërisë është përkeqësuar më shpejt se në çdo vend tjetër të Ballkanit, kryesisht për shkak të hidrocentraleve dhe rregullimit të lumenjve.
 
Vjenë/Radolfzell, 21 janar 2026 – Një vlerësim i ri gjithëpërfshirës mbi gjendjen hidromorfologjike të lumenjve në Ballkan ka zbuluar një përkeqësim dramatik dhe me ritme të përshpejtuara të ujërave të njohura për natyrën e tyre të paprekur. Raporti Statusi Hidromorfologjik i Lumenjve të Ballkanit 2025, i hartuar nga Dr. Ulrich Schwarz i Fluvius Vienna, financuar nga EuroNatur dhe Riverwatch në kuadër të fushatës Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës, ka analizuar 83,824 km lumenj në 11 vende. Ai tregon se përqindja e lumenjve pothuajse natyrorë ka rënë nga 30% në vitin 2012 në vetëm 23% në vitin 2025, ose rreth 2,450 km lumenjsh, ndërkohë që shtrirjet e lumenjve të modifikuar rëndë janë rritur.
 
Ballkani në tërësi: një tendencë rënëse
Studimi evidenton një model shqetësues në nivel rajonal:
  • Gjendja e lumenjve në të gjithë Ballkanin ka rënë vazhdimisht që nga viti 2012.
  • Lumenjtë e mëdhenj mbeten më të prekurit, për shkak të digave, kanalizimit dhe ndërprerjes së sedimenteve.
  • Që nga viti 2012, impiantet e grumbullimit të ujit (impoundments) janë rritur me 18% (nga 2,224 në 2,626 km lumenjsh).
  • Përrenjtë e vegjël malorë janë përgjithësisht në gjendje më të mirë, por presionet po përhapen edhe atje.
  • Zhvillimi i hidroenergjisë mbetet shkaktari kryesor i degradimit; presione të tjera përfshijnë marrjen e ujit, nxjerrjen e sedimenteve dhe ndërtimin e infrastrukturës.
  • Përpjekjet për ruajtje kanë arritur të mbrojnë rreth 900 km lumenj, kryesisht duke ndaluar projektet e hidrocentraleve.

Për fatin e keq të brezave të tanishëm dhe sidomos atyre të ardhshëm, qenia njerëzore nuk e ka trajtuar mjedisin me kujdesin që ai meriton. Por çdo krizë në të vërtetë krijon hapësirë për individë, grupe, nisma krijuese dhe ndërmarrëse që janë në gjendje të shohin një mundësi dhe ta kthejnë atë në diçka të vlefshme. Politikat strategjike ndërkombëtare, jo vetëm nxisin, por edhe financojnë nisma të tilla në përfitim të shoqërisë dhe planetit në tërësi. 

Në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile duket se kanë prirjen që të trajtojnë në nismat e tyre dukuri që u përgjigjen programeve të donatorëve dhe jo domosdoshmërisht misionit të tyre, nisur nga paqëndrueshmëria financiare me të cilën ato mund të hasen. Nga ana tjetër, një problem i tillë i zakoshëm për një pjesë të konsiderueshme, veçanërisht për organizatat e vogla apo ende të pakonsoliduara, pasqyrohet edhe në fragmentarizimin e shoqërisë civile. 

Ky manual, është hartuar jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë organizatave të shoqërisë civile (OSHC) që operojnë në fushat mjedisore për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre institucionale në kuadër të advokimit mbi çështje që lidhen me fushat e tyre të interesit, por edhe për të shërbyer si një mjet për rrjetëzimin ndërmjet tyre.  

Manuali thekson rëndësinë që ka rrjetëzimi për arritjen e misioneve të përbashkëta të organizatave të shoqërisë civile pavarësisht vendndodhjes gjeografike ku ato operojnë, si dhe krijon një panoramë më të qartë të mundësive për bashkëpunim ndërmjet tyre sipas 4 rjeteve tematike: rrjeti për legjislacionin mjedisor; rrjeti për ndotjen e mjedisit; rrjeti për biodiversitetin dhe faunën dhe rrjeti për advokimin mjedisor. 

Artikujt e Fundit
  • Gjendja e lumenjve të Ballkanit
  • THIRRJE PËR TË RINJ – ANGAZHIM PART-TIME NË PROJEKT MJEDISOR
  • Dëmet mjedisore të pakthyeshme kërcënojnë Vjosën: Konventa e Bernës ngre alarmin
  • Java e Mbjelljes në Vjosë: Rikthimi i Pyjeve të Lumit të Fundit të Egër në Europë
  • Zonat e mbrojtura në Shqipëri: sfidat e menaxhimit dhe perspektivat nga terreni
Etiketime
AKTIV AKTIV II Biodiversiteti Bënça Edukimi Mjedisor Edukim mjedisor Energjia ENGONA ESPID4Vjosa HEC HELP-CSO Hidrocentrale Konventa e Bernës Korridor Ekologjik Lumenjtë Lumi i Valbones Miqte e Vjoses Një sy për mjedisin Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm OSFA Park Kombetar Parlamenti Europian Pasqyrimi në media Patagonia Pocemi Progres Raport Proteste Për Parkun Raporte SEEDLING SENIOR-II Shkencetaret per Vjosen Shushica Takimet e Vjosës Te mbrojme lumenjte Te shpetojme zemren blu te Evropes Ti japim ze mbrojtjes se lumenjve Top Channel Turi i lumenjve të Ballkanit Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës Valbona Vjosa Vjosa Park Kombetar Vjosa Park Kombetar Tani Zonat e mbrojtura
EcoAlbania-Logo.svg

Ne u krijuam më 15 dhjetor 2014, si një iniciativë e përbashkët e profesorëve të Departamentit të Biologjisë të Universitetit të Tiranës dhe grupit të punës në Shqipëri të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Rreth Nesh

  • Qëllimet
  • Ekipi
  • Projekte
  • Lajme

Iniciativa

  • Vjosa Park Kombëtar Tani
  • Solar në Kutë
  • Vjosa Research Centre
  • Engona

Të Tjera

  • Vullnetarë
  • Internship
  • Raporte
  • Newsletter
€
Select Payment Method
Personal Info

Donation Total: €100,00

Kontakt

  • +355 44 317 720
  • [email protected]
  • Rruga Him Koli

Na ndiqni

Instagram Facebook-f Twitter Linkedin Youtube

Copyright © 2023 Eco Albania. All Rights Reserved.

Developed by SCM.

Sign in Create an Account

Lost your password?
  • Eco Menu
  • Rreth Nesh
  • Iniciativa
    • Vjosa Park Kombëtar
    • Solar në Kutë
    • Vjosa Research Centre
    • Engona
  • Projekte
  • Lajme
  • Publikime
    • Raporte
    • Evente
    • Galeri
  • Vullnetarë
  • Kontakt
  • English
×