++Gjykata vendos anulimin e kontratës për ndërtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica ++Banorët dhe organizatat fitojnë betejën 3 vjeçare për mbrojtjen e lumit++
Tiranë, 11 dhjetor 2024. Beteja ligjore për kundërshtimin e 4 hidrocentraleve në lumin Shushica – një nga degët kryesore të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa, u finalizua sot me sukses. Gjykata Administrative e Shkallës së parë Tiranë, i dha të drejtë 28 banorëve të luginës së Shushicës dhe organizatave EcoAlbania dhe Impetus, të cilët kundërshtuan kontratën e kocesionit vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) për miratimin e kontratës dhe lejes mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Shushicë në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower”.
“Të gjithë banorët e luginës së Shushicës dhe Parkut Kombëtar të Vjosës kanë triumfuar me këtë vendim. Drejtësia për mbrojtjen e lumit tonë nga hidrocentralet vonoi por fatmirësisht erdhi sërish në kohë dhe në favorin tonë”, tha Sotir Zahoaliaj, banor i fshatit Brataj, Shushicë.
“Pas gati 3 vitesh, u shpërblye puna dhe dedikimi ynë si ekip i fushatës për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në prëpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese. Besojmë se autoritet do të reflektojnë pas këtij vendimi, i cili vjen në kohën kur Vjosa është shpallur Park Kombëtar, duke e mos apeluar atë .”, tha Besjana Guri, përfaqësuese e EcoAlbania.
Në vendimin e sotëm, pas kërkesës së palëve të paditura për moslegjitimin e palëve paditëse dhe pushimit të çeshtjes, Gjykata vendosi:
Legjitimimin e palëve:
- Banorët e zonës, jo vetem si banorë me interesa në zonë, por për të drejtat e tyre morale dhe emocionale, edhe sikur të ishin jashtë zonës së prekur, për sa kohë kemi të bëjmë me një park kombëtar.
- EcoAlbania, jo vetem se formalisht ndjek interesa mjedisore por edhe për shkak të angazhimit aktiv dhe kontributit në çeshtje mjedisore me interes kombëtar.
- Impetus, si një organizatë me një mission në përputhje me objektin e padisë dhe me legjitimim aktiv.
Anulimin e projektit:
- Gjykata pasi i gjeti të plota dhe të bazuara në ligj pretendimet dhe analizen e paditësve, të sjella para gjykatës. Anuloi jo vetem vendimin e ndikimit në mjedis, akt i AKM por edhe kontratën koncensionare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila në 2017 destinoi për 35 vjet përdorimin e ujërave të Shushicës për prodhim energjie.
“Kjo është një fitore e rëndësishme për Shushicën dhe për Vjosën, por edhe per jurisprudencën Shqiptare. Së pari, Gjykata i dha përgjigje përfundimtare pretendimeve të zakonshme dhe të vjetëruara të palës shtet, për mos legjitimitetin për t’ju drejtuar gjykatës të paditësve banorëve, shoqatave Eco Albania dhe Impetus. Ajo theksoi se banorët e zonës legjitimohen jo vetëm sepse kanë interesa pasurore por edhe shpirtërore dhe kulturale, jo vetëm si banorë të zonës por edhe si banorë të Shqipërisë. Së dyti, gjykata i gjeti të gjitha argumentat tona të plota dhe të bazuara lidhur edhe me anulimin e kontratës koncensionare, me palë Ministrinë e Infrastrukturës dhe “Shushica Hydropower”. Kjo nga pikpamja e parktikës gjyqësore është një hap cilësor përpara sepse i hap rrugë mundësisë eventuale që një kontratë administrative të mund të kundërshhtohet gjyqësisht nga publiku, pa qenë palë kontraktore. Nga pikpamja e mbrojtjes së mjedisit, ky vendim mbron përfundimisht lumin e Shushicës nga ndërtimi i hidorcentraleve. Unë personalisht parapëlqej të mendoj se pavarësisht qëndrimit përpara gjykatës, kjo fitore duhet të jetë e tillë edhe për përfaqësuesit e palës kundërshtare”, mbylli me pak humor, Irena Dule, avokate e çështjes, nga qendra Res Publica, e cila ka ndjekur çështjen në gjykatë së bashku me avokatin Dorian Matlija.