8 shkurt 2024, Majtarë. Në mes të natyrës relaksuese të Dibrës, nxënësit e shkollës 9-vjeçare Majtarë përjetuan një orë ndryshe të edukimit mjedisor. Diskutime frytdhënëse u zhvilluan për Ajrin, Ujin, dhe Tokën, duke përqendruar vëmendjen tek ndikimi i tyre thelbësor në shëndetin e njeriut dhe ekuilibrin ekologjik të planetit tonë.
Nga ndotja e burimeve të ujit nga mbeturinat deri te degradimi i cilësisë së ajrit për shkak të ndotësve natyrorë dhe njerëzorë, u adresua realiteti i impakteve të tyre. Përmes eksperimentimit praktik, u zhvillua një demonstrim duke përdorur një tollombace e cila fryhej brenda një shishe plastike për të shpjeguar principin e presionit të ajrit. Vëzhgimi i drejtpërdrejtë i mënyrës se si ndryshimet në presion ndikojnë në fryrjen e balonit shkaktoi kërshëri tek nxënësit.
Është e pritshme që përvojat mësimore të tilla të nxisin këto mendje të reja me një ndjenjë të thellë të kujdesit për ambientin, duke shpresuar që ata të bëhen katalizatorë të transformimit ekologjik pozitiv brenda komuniteteve të tyre dhe përtej tyre.