Nikoliq, Has, 10 prill 2024. Edukimi mjedisor në shkollën 9-vjeçare të Nikoliqit, ishte një aventurë teorike dhe praktike ku fëmijët eksploruan mënyrat për t’u kujdesur për mjedisin dhe habitatet e kafshëve. Ky program edukimi ofroi mundësi unike për nxënësit të mësojnë dhe të aplikojnë njohuritë e tyre përmes aktiviteteve interaktive dhe eksperimenteve të ndryshme.
Një nga aktivitetet më të spikatura ishte krijimi i ylberëve duke përdorur një pasqyrë, rreze dielli dhe ujë. Ky eksperiment i thjeshtë, por i magjepsur, ndihmoi nxënësit të kuptojnë fenomenet natyrore dhe t’i vlerësojnë ato më shumë.
Për të theksuar rëndësinë e reduktimit të plastikës, nxënësit krijuan mini-ekoraketa duke përdorur materiale të thjeshta si një gotë letre dhe një tollumbace. Ky aktivitet praktik i inkurajoi ata të mendojnë në mënyrë kreative për mënyrat e ripërdorimit të materialeve të përditshme dhe të bëjnë zgjedhje më të qëndrueshme për mjedisin.
Një falënderim i veçantë shkon për stafin e shkollës 9-vjeçare Nikoliq, Has, për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në organizimin e këtyre aktiviteteve edukuese dhe argëtuese.