++ Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor dhe Nata e Lumenjve të Egër të mbajtur më 18 tetor 2019 ++ Lumenjtë e Botës në një gjendje alarmante ++ Deklarata e nënshkruar për të shpëtuar lumenjtë e fundit të paprekur ++
Më 18 dhe 19 Tetor, Shqipëria u bë një pikë e nxehtë e shkencës së ujërave të ëmbla. Shkencëtarë të njohur nga SHBA, Japonia dhe shumë vende evropiane morën pjesë në Simpoziumin Shkencor të Lumenjve të Egër dhe Natën e Lumenjve të Egër në 18 Tetor në Tiranë. Ditën pasardhëse, ata e kaluan duke lundruar me varka, në lumin e fundit të egër Evropës – në Vjosë. Ishin dy ditë që bashkuan shkencëtarët dhe forcuan përpjekjet e tyre për të shpëtuar lumenjtë e fundit të lirë.
Simpoziumi Ndërkombëtar Shkencor i Lumenjve të Egër u organizua nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Vjenës. Rreth 120 shkencëtarë nga e gjithë bota diskutuan për gjendjen kritike të lumenjve në të gjithë botën dhe nevojën për të mbrojtur ekosistemet e lumenjve të fundit të paprekur. Fokus ishin lumenjtë e Ballkanit dhe lumi Vjosa në veçanti. Me anë të një deklarate, shkencëtarët pjesëmarrës u bëjnë thirrje Institucioneve Evropiane, udhëheqësve politikë në Evropën Jug-Lindore dhe Qeverisë shqiptare në mënyrë specifike për të mbrojtur lumenjtë e fundit të paprekur në Evropë.
Simpoziumi u pasua nga një ngjarje e veçantë në kinemanë më të madhe të Tiranës, Natën e lumenjve të egër. Fjalimet e zgjedhura nga shkencëtarë të njohur si Prof. Robert J. Naiman, Prof. Klement Tockner dhe Prof. Aleko Miho e përcollën audiencën në një udhëtim nëpër botën e lumenjve, duke shpjeguar vlerën e tyre dhe kërcënimet me të cilat përballen. Në mbështetje të lumit Vjosa dhe lumenjve të egër grupi Asgjë Sikur Dielli performoi live duke krijuar një atmosferë të ngohtë.
Më 19 tetor, shumë nga shkencëtarët vizituan Vjosën dhe kaluan pesë orë duke shijuar këtë lum të paprekur dhe peizazh piktoresk nga varkat e lundrimit. Një ngjarje që ata nuk do ta harrojnë.
Këto aktivitete shkencore forcuan lidhjet midis shkencëtarëve ndërkombëtarë dhe shqiptarë të dhe vunë në qendër të vëmendjes Vjosën si një sistem lumor që – siç pajtohen të gjithë shkencëtarët – duhet të mbrohet me çdo kusht.
Video me drone nga (c) Gabriel Singer