Duke qenë se kam mësuar të vozis në Australi, nuk kam pasur mundësinë të shoh çfarë humbje shkaktoi ndërtimi i digave në Tazmani, ama kam pasur kënaqësinë të shijoj atë çfarë ka mbetur pa shkatërruar. Pas shumë udhëtimesh në lumenjtë e paprekur të Tazmanisë, unë u frikësova por njëkohësisht u frymëzova nga gjenerata e mëparshme që u rreshtua përpara makinerisë, për të mos lejuar ndërtimin e digave. Pa guximin e kësaj gjenerate për të vepruar, këto vende nuk do të ekzistonin më. Ishte e thjeshtë për mua të vlerësoja çfarë kisha përpara syve, por ishte pothuajse e pamundur të imagjinoja atë çka nuk ishte më. Nëse lumenjtë e fundit të egër zhduken, si do të mësojë gjenerata e ardhshme për pasuritë që kemi pasur dikur? Si do ta dinë ata se disa gjëra ia vlejnë të mbrohen? Nëse numri i këtyre vendeve të egra zvogëlohet, do të thotë që do të zvogëlohen edhe dëshirat për t’i mbrojtur ato?
Sot, e gjithë bota po merret me një çështje të rëndësishme : nevoja për zhvillim e progres, por duke i kushtuar pak vëmendje asaj se çfarë humbim në këto veprime. Atë që fitojmë në energji të lirë, e humbasim në përjetimin dhe vlerësimin mbi botën përreth nesh. Nëse ti fiton një televizor, atëherë humbet paqen, qetësinë dhe sensin e komunikimit që kishe më parë. Çdo megavat shtesë i fituar ndihmon në zgjerimin e një qyteti dhe në mbulimin e një zone me beton. A është vërtetë qëllimi jonë të zgjerojmë gjithnjë e më tepër derisa të mbulohet çdo gjë? Kur do të mbarojë e gjitha kjo? Pse zhvillimi pranohet direkt si një qëllim i vlefshëm, ndërsa mbrojtja e thesareve natyrore lihet mënjanë? Nëse vazhdojmë në të njëjtën rrugë nuk do të ketë më lumenj që rrjedhin të lirë.
Të gjithë lumenjtë janë në rrezik: që nga lumi i fundit i paprekur në Evropë deri tek lumi i fundit lirisht i rrjedhshëm në Amazonë. Derisa të ndodhë ndonjë mrekulli, gjithë vendet e egra janë në rrezik. Për aq kohë sa ekziston një lum që rrjedh i lirë, do të jetë gjithmonë dikush që do të dojë ta ndalojë atë. Ata kanë para, pushtet dhe miliarda dollarë të pavlerë për të përfituar. Ne, njerëzit që vlerësojmë vendet e egra, jemi të fortë për aq kohë sa jemi të bashkuar. Të gjithë ne kemi mundësi të dëgjohemi e të veprojmë.
Turi i lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e mrekullueshme sepse bashkon ata që duan t’ia dinë dhe që mund të komunikojnë me njerëz të cilët nuk kanë informacion për të. Si mund të ndryshojnë gjërat? Thjesht duke u bërë pjesë e turit, duke parë vendet dhe duke u lidhur me ta, duke biseduar, duke u njohur me çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të humbet, ti mund të bësh ndryshimin. Nëse e kuptojmë se i duam vërtetë vendet që vizitojmë, ne do ta gjejmë mënyrën për t’i shpëtuar ata. Ne duhet ta gjejmë.
Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i përbashkët i Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch, dhe WWF, i organizuar në kuadër të fushatës “ Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”.
Pa marrë në konsideratë zonat e mbrojtura, speciet në zhdukje apo komunitetet lokale, janë planifikuar të ndërtohen rreth 2700 diga për hidrocentrale midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me këtë fushatë, ne duam të ndalojmë tsunamin e ndërtimit të digave.
Zbulo më shumë këtu : http://www.balkanrivers.net/