Kronikë e përgatitur nga ABCnews
Pas kërkesës për mbrojtjen e Vjosës si park kombëtar, të përfshirë në një nen të rezolutës të 14 prill 2016 të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ngre sërish në Parlamentin Europian rrezikun e shkatërrimit të lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Gjatë seancës së 24 majit të komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian në Bruksel, eurodeputetja Ulrike Lunaçek i është referuar vizitës në Tiranë dhe lundrimit në Vjosë, duke u ndalur te rëndësia e mbrojtjes së Vjosës për vlerat e mëdha të natyrore ekonomike, historike dhe sociale te lumit, që rrjedh i pandikuar në mënyrë të natyrshme, i karakterizuar nga kanione, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.
Ulrike Lunacek, Zv/Presidente e PE-së: Dua të ndalem te një pikë e cila është pjesë e rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe që ka të bëjë me lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër që ka mbetur në Europë dhe që rrjedh natyrshëm pa ndikim. Në Shqipëri u zhvillua një aktivitet nga shoqëria civile në kuadrin e Turit të Lumenjve të Ballkanit dhe nga River Ëatch,. Unë personalisht pata rastin që të bëja rafting mbi këtë lum përgjatë tre orëve. Eshtë vërtet shumë i bukur, por nuk është i mbrojtur me ligj.
Ulrieke Lunacek në emër të grupimit të gjelbër që ka mbështetjen e të gjithë grupimeve të tjera politike në Parlamentin Europian për çështje e Vjosës, i kërkon autoriteteve shqiptare që të bëjnë një vlerësim për impaktin mjedisor të projektit të hidrocentralit « Poçem « sipas standarteve europiane.
Ulrike Lunacek, Zv/Presidente e PE-së: Ne u takuam edhe me zëvendëskryeministrin zoti Peleshi dhe i kërkuam që të respektohen standartet europiane, meqë mbi lumin Vjosë parashikohet ndërtimi i një hidrocentrali dhe ky i është dhënë me konçension Turqisë. Ne kërkojmë që të bëhet një vlerësim për impaktin mjedisor të projektit sipas standarteve europiane. Ne frikësohemi se duke qenë se projekti i hidrocentralit i është dhënë Turqisë, ky vlerësim për imaktin mjedisor nuk do të bëhet. Do të ishte vërtet për të ardhur keq, nëse Vjosa do të shkatërrohej.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp të River Ëatch, Euronatur dhe EcoAlbania të titulluar « Një kajak për Ramën », thuhet se qindra europianë që praktikojnë kajakun të ardhur nga Gjermania, Austria, Greqia, Sllovenia, Italia, Hollanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar para zyrës së kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë kryeminisrit kajakun me slloganin « Stop ndërtimit të hidrocentralit mbi lumin Vjosa dhe ktheje Vjosën në një park kombëtar ». Insiciativa e protestave është pjesë e Turit të Lumenjve të Ballkanit që filloi në 16 prill në Sava të Sllovenisë dhe mbaroi në 20 maj në Tiranë.