Më 13 mars 2026, në shkollën e mesme të bashkuar “Xhile Liçi” në Skënderbegas, Gramsh, u zhvillua një aksion pastrimi dhe mbjellje fidanësh, me pjesëmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës, në kuadër të projektit ISCCA.
Duke qenë se kjo zonë ishte ndër më të prekurat nga zjarret gjatë verës së kaluar, aktiviteti synoi të kontribuojë në rehabilitimin e mjedisit dhe të rrisë ndërgjegjësimin e nxënësve për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës. Në këtë kuadër, shkollës iu dhuruan 50 fidanë, nga të cilët tre u mbollën në mënyrë simbolike gjatë aktivitetit, si shenjë e angazhimit të përbashkët për rikuperimin e zonës.



Pas mbjelljes, nxënësit dhe stafi i shkollës u përfshinë në një aksion pastrimi përreth shkollës, duke treguar përfshirje dhe përgjegjësi të lartë në kujdesin ndaj mjedisit.
Gjithashtu në kuadër të festimeve për Ditën e Verës, nxënësit kishin organizuar një panair të vogël me punime dhe produkte të përgatitura prej tyre. Pjesëmarrja në këtë aktivitet krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, duke ndërthurur angazhimin mjedisore me traditat lokale dhe jetën komunitare.
Në tërësi, aktiviteti kombinoi ndërhyrje praktike për përmirësimin e mjedisit me ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të komunitetit, në përputhje me objektivat e projektit ISCCA.
