Një ditë mbjelljeje në Shkollën e Magjistraturës me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “1 Qershori”

Tiranë, 13 Dhjetor 2024. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “1 Qershori” morën pjesë në iniciativën e shkollës së Magjistraturës në Tiranë për mbjelljen e pemëve dekorative në ambientet e kësaj shkolle.

Angazhimi i fëmijëve në këtë aktivitet erdhi si vijmësi e punës së nisur me projektin e edukimit mjedisor në shkolla, pikërisht në komponentin e ripyllëzimit. Fëmijët u angazhuan në këtë aksion të entuziazmuar dhe të gatshëm për të kontribuar në gjelbërimin e ambjentit të sotëm. Oborri i shkollës së Magjistraturës u pasurua me 20 pemë ulliri, 2 pemë selvi dhe një bungavile, me kontributin e studentëve të Magjistraturës dhe femijëve të shkollës 9 vjeçare “1 Qershori”.

Ky aktivitet i mësoi fëmijëvë se të mbjellësh pemë ka ndikim mjaft pozitiv në mjedis dhe si të punojnë në grup, pavarësisht moshës për të mbrojtur këtë përgjegjësi të përbashkët.