Divjakë, 12 Dhjetor 2024. Aktiviteti i radhës i Edukimit Mjedisor me shkollat 9-vjeçare përfshiu një aksion mbjelljeje në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Nxënësit e shkollës “Mihal Nako, së bashku me stafin e EcoAlbania dhe AdZM Fier, u angazhuan në mbjelljen e mbi 200 pishave të buta (Pinus pinea), duke kontribuar në përmirësimin e pyllit të parkut.
Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një pjesë e madhe e territorit është lënë pa bimësi të lartë, si rezultat i tërheqjes se detit për shkak të shkallës së lartë të sedimentimit. Duke u kujdesur që ndërhyrja për ripyllëzimin të jetë sa më natyrale, ekipi organizator mori në konsideratë që fidanët të ishin të përshtatshme me bimësine e parkut (fidanë pishë të butë) dhe metoda e përdorur të ishte ajo e imimitimit të natyrës.
Periudha më e përshtatshme për ri-pyllëzimin e zonave natyrore është stina e dimrit, nga muaji nëntor deri në shkurt, për të pasur një sukses më të lartë të mbirjes dhe rrënjëzimit të pemëve. Ndaj edhe projekti i Edukimit Mjedisor synon jo vetëm të edukojë fëmijët mbi praktikat e mira mjedisore të restaurimit të natyrës por edhe të kontribuojë sado pak në ri-pyllëzimin e saj.