Ky është një moment që formëson të ardhmen e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ku 51 Organizata të Shoqërisë Civile, kombëtare dhe ndërkombëtare, që operojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe institucione akademike-kërkimore të shkencave natyrore, bashkuan forcat dhe përpjekjet drejt një angazhimi të palëkundur gjithëpërfshirës dhe elastik. synon të ndikojë në instancat politike dhe vendim-marrëse në mënyrë që mbrojtja e mjedisit të ketë prioritet në axhendën e tyre.
Më konkretisht, (i) të ndalet vendimmarrja e gabuar në zona kyçe të biodiversitetit, (ii) të luftohet krimi mjedisor nga institucionet, (iii) të rritet transparenca dhe qëndrueshmëria në vendim-marrje; (iv) të rriten kapacitetet profesionale në drejtim të monitorimit, studimit dhe mbrojtjes së natyrës në institucionet e linjës; (v) punohet në drejtim të monitorimit dhe vlerësimit të statusit për habitatet dhe speciet me rëndësi kombëtare/ndërkombëtare, si dhe (vi) të forcohet më tej bashkëpunimi me Shoqërinë Civile për një vendim-marrje sa më të qëndrueshme. bashkëpunimin me Shoqërinë Civile për një vendimmarrje më të qëndrueshme.
Ne mbështesim dhe besojmë fuqimisht në parimet e lirisë, sundimit të ligjit, vlerave demokratike dhe integritetit territorial, social dhe ekologjik të Zonave të Mbrojtura. Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim ose përpjekje të njëanshme për të ndryshuar statusin dhe për të zvogëluar sipërfaqen e ZM-ve, stabilitetin dhe prosperitetin e burimeve natyrore. Prandaj, 51 organizatat dhe partnerët do të vazhdojnë të veprojnë së bashku dhe me vendosmëri dhe përkushtim për të avancuar këto parime në vend dhe më gjerë, duke respektuar ligjin në nivel kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.
Individualisht dhe kolektivisht, ne do të përmirësojmë më tej bashkëpunimin tonë me institucionet shumëpalëshe duke përforcuar prioritetet tona të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e burimeve natyrore, për të forcuar kuadrin ligjor dhe qëndrueshmërinë mjedisore të ZM-ve dhe për të përmirësuar dhe ndarë vizionin e përbashkët drejt nje vendimmarrje mjedisore gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Përfaqësues të instuticoneve akademike-kërkimore:
1) Prof.Dr. Ferdinand Bego – Departamenti i Biologjisë – Fakulteti i Shkencave
të Natyrës;
2) Dr. Ina Vejsiu – Zv. Dekane për Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim
Institucional – Fakulteti i Shkencave Pyjore;
3) Dr. Gentjan Hykaj – Përgjegjës i Departamentit të Mjedisit – Universiteti Polis
Organizata të shoqërisë civile:
Albanian Ornithological Society | EcoAlbania | Res Publica |Co-PLAN Institute for Habitat Development | VIS AlbaniaCOSV – Cooperazione per lo Sviluppo CISP Sviluppo dei Popoli GO2ALBANIA CLE – Centre for Legal Empowerment | Universiteti Polis | Fakulteti Shkencave te Natyres (F.SH.N) |Qendra EDEN/ EDEN Center Protection and Preservation of Natural Environment in Albania | CELIM Shqipëri | Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) | REC Albania | WWF Adria Qendra ACEG Shpendët e Shqipërisë / Birds of Albania North Green Association | Well Point | All Green Centre | Agri-En Environmental and Territorial Management Institute | ICLA INLSH | AgroPuka | Shoqata Alpin | Albanian Shkodra Lake FORUM | New Bridges NGO | Forumi i Mendimit të Lirë | H2H_Foundation | Shoqata Mkezh | Education Development and Employment Center | GreenVision | seep.org | Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez | Ekologet per Rajonin | Nisma e Luleve Mjedisi & Komuniteti | Youth For Democracy Movement | MENV Group Shoqata CERCI Federata e Perdorusve te Pyjeve Qarku Gjirokaster qarku kukes |Organizata Miqesia Ulez | EcoPartners for Sustainable Development | New Impact Association | Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit | Green Adventures Into Albania | Klubi alpin bjeshkatar “Struga”