Nëse nuk e keni parë ende filmin “Zemra blu”, të prodhuar nga kompania prestigjoze Patagonia, tashmë mund ta gjeni me titra në 11 gjuhë të botës, online në youtube.
Në këtë film do të mësoni më shumë mbi betejën për mbrojtjen e lumit Vjosa, përpjekjet për të ruajtur Rrëqebullin e Ballkanit dhe protestën e grave nga Kruščica, Bosnje Herzegovinë për mbrojtjen e burimit të vetëm të ujit të pijshëm për komunitetin e tyre.
Ndiqeni dhe shpërndajeni!
Filmi “Zemra blu”, vjen në vazhdimësi të mbështetjes nga Patagonia për fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” , e cila ka si synim mbrojtjen e lumenjve më me vlerë të Ballkanit nga vala e projekteve të hidrocetaleve.