Njoftim i përbashkët për shtyp nga RiverWatch, EuroNatur dhe EcoAlbania
++Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve për 3 vjet në lumin Vjosa ++Kërkohet menjëherë vlerësimi mjedisor sipas standardeve Evropiane ++Memorandumi i dërgohet Kryeministrit Rama++Dita botërore e lumenjve më 25 shtator++
Tiranë, Vienë, Radolfzell, 22 shtator 2016. Me rastin e Ditës Botërore të Lumenjve (25 shtator), lumi i fundit i egër në Evropë – Lumi Vjosa – merr mbështetje nga shkencëtarë të shquar nga e gjithë bota. Në një memorandum të përbashkët, 228 shkencëtar nga 33 shtete të ndryshme të botës i kërkojnë Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të mbrojë Vjosën dhe të ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve, të paktën në tre vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe kohore, duhet të kryhet një vlerësim i duhur i Ndikimit në Mjedis (VNM) në këtë lumë i cili ndodhet në një gjendje pothuajse tërësisht të paprekur. Kohët e fundit, Qeveria Shqiptare i ka dhënë një kompanie turke koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit. Megjithatë licenca nuk është dhënë ende, ashtu si dhe deklarata mjedisore (VNM).
Ndër firmëtarët janë dhe ajka e shkencëtarëve ndërkombëtar për lumenjtë, si Prof. Robert Naiman nga Universiteti i Uashingtonit (SHBA), i cili është dhe Drejtor i UNESCO-s mbi Lumenjtë e Qëndrueshëm; Prof. Geoff Petts nga Universiteti i Westminster (MB), apo profesori gjerman Michael Succow, i nderuar me Çminin Alternativ NOBEL (Çmimi E drejta e Jetesës).
“Kjo mbështetje e shquar reflekton rëndësinë globale të Vjosës dhe rëndësinë e politikave të përgjegjshme të cilat vënë drejtësi mbi vlerat e jashtëzakonshme të këtij lumi. Duhet të bëhet një VNM e përshtatshme qe të vlerësohet në mënyrë më serioze ndikimi i hidrocentralit të Poçemit”, thotë Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës. Po ashtu, 228 shkencëtarët i drejtojnë kërkesat e mëposhtme Kryeministrit Edi Rama:
- Moratorium 3 vjeçar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa dhe degët e saj.
- Një procedurë VNM-je sipas standardeve të BE, që do të realizohet gjatë kësaj periudhe 3 vjeçare.
- Një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa, i cili duhet të bëhet nga një ekip shkencëtarësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shkencëtarët firmëtarë premtojnë se do të kërkojnë fonde për një program kërkimor ndërdisiplinor 3-vjeçar.
Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Në rrjedhën e saj praj 270 km ajo rrjedh e lirë pa pengesa. Nga ana shkencore ky lumë është shumë pak i studiuar. Për shembull prezenca e shpendëve folezues në ishujt e mëdhenj të lumit kërkon studime të mëtejshme. Megjithatë, Qeveria Shqiptare ka vendosur të ndërtojë HEC-in e Poçemit me një digë 25 metër të lartë.
Me këtë memorandum, komuniteti shkencor botëror mbështet kolegët e tyre shqiptar qe gjithashtu janë të bashkuar në qëndrimin e tyre kundër shkatërrimit të pakthyeshëm të Vjosës. “VNM-të në Shqipëri zakonisht nuk janë realiste. Njohuritë tona mbi florën dhe faunën po ashtu dhe gjendjen e transportit të sedimenteve për sa i përket sistemit lumor të Vjosës janë shumë të kufizuara për të realizuar një VNM të besueshme. Kemi mungesë të dhënash dhe kërkimi shkencor”, tha Prof. Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës.
“Vjosa është me rëndësi madhore për shkencën. Në asnjë vend të botës nuk është e mundur të studiohet funksionimi i dinamikës natyrore të një lumi i cili mundëson shërbime të shumanshme të ekosistemit si: rezerva të prodhimit të peshkut, toka pjellore, larmi biologjike, ujë të pijshëm, mbajtje në kontroll të përmbytjeve dhe përvoja në natyrë. Hidrocentrali i Poçemit do të shkatërronte gjithë këtë ekosistem unik me një goditje të vetme”, thotë Dr. Martin Pusch nga Instituti i Leibniz i Ekologjisë së Ujit dhe Peshkimit (Gjermani).
Informacion shtesë:
- Tele-reportazh: Në Ditën Botërore të Lumenjve, televizioni gjerman ZDF do të shfaqë dokumentarin e shkurtër 30 minuta “Wahnsinn Wasserkraft” (Çmenduria e HEC-eve) i cili flet për maninë e HEC-eve në lumenjtë e Ballkanit. Filmi do të shfaqet këtë të dielë, datë 25 shtator, ora 16:30 – me Vjosën në qendër të tij.
- Memorandumi i shkencëtarëve për Vjosën i firmosur nga 228 shkencëtarë.
- Lista e mbështetësve të shquar
Kontakte:
Prof. Friedrich Schiemer – Universiteti i Vjenës: [email protected] +43 699 10188845
PD Martin Pusch – Instituti i Leibniz: [email protected] +49 30 64181681
Prof. Aleko Miho – Universiteti i Tiranës: [email protected] +355 68 27 07 208
Olsi Nika – EcoAlbania: [email protected] +355 69 2944757
Cornelia Wieser – Riverwatch: [email protected] +43 650 4544784
Katharina Grund – EuroNatur: [email protected] + 49 7732 92 72-10