Lugina e Vjosës, 16 -19 tetor 2023. Në një përpjekje të rëndësishme mjedisore, vullnetarë nga Shqipëria dhe e gjithë Evropa u mblodhën për të marre pjesë në nismën “Unë jam Vjosa”, që synon rigjallërimin e lumit Vjosa, një perlë e njohur për biodiversitetin dhe rëndësinë e tij ekologjike. Duke shërbyer si një nga lumenjtë e fundit të Evropës, i paprekur nga hidrocentralet, lumi Vjosa mirëpriti “Javën e Vullnetarizmit” me tre ditë aktivitete vullnetare.
Veprimtaria nisi në Përmet, duke u ofruar vullnetarëve një eksperiencë emocionuese rafting përgjatë lumit– një mundësi për të dëshmuar dhe vlerësuar bukuritë natyrore përgjatë rrjedhës së tij. Aktivitetet shtriheshin përtej aventurës, me përkushtimin e vullnetarëve në një aksion pastrimi dhe krijimin e një Fidanishte të mbjellë me pemë autentike. Qëllimi? Të rimbillen këto pemë në të ardhmen përgjatë brigjeve të lumit, duke siguruar një të ardhme të qëndrueshme të biodiversitetit.
Nisma përfundoi në Bënçë, ku pjesëmarrësit shënjuan shtegun e Akuaduktit, duke ndihmuar në infrastrukturën turistike të parkut, për të apasionuarit pas natyrës së pacënuar. Organizator zyrtar të kësaj nisme ishin dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), Patagonia, IUCN dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura (ADZM) Gjirokastër.
Kjo përpjekje kolektive nënvizon jo vetëm rëndësinë e ruajtjes së mjedisit lokal, por edhe ekuilibër më të gjerë ekologjik, vendimtar për rajonin. Kjo nismë është pjesë e fazës së dytë të projektit “Vjosa Park Kombëtar ” e zbatuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Patagonia dhe UCN.
Na ndiqni për përditësime mbi ndikimin pozitiv të kësaj nisme frymëzuese, për një Vjosë të gjelbër dhe më të pastër!