Ekipi i dizenjuesve të firmës së njohur Amerikane Patagonia kanë vizituar Vjosën për tu fryëzuar mbi koleksionin e rradhës së veshjeve outdoor. Koleksioni do të ketë si temë Vjosën me ngjyrat e saj dhe elementë të vlerave të gjithë luginës duke synuar kështu për të promovuar këtë lumë të rrallë në Evropë dhe për të mbështetur në mbrojtjen e tij.
Patagonia nëpërmjet ambasadorëve të saj po e promovon Vjosën dhe ka mbështëtur fushatën “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” edhe në aksione të mëparshme siç ishte dhe turi më i madh lumor: Turi i Lumenjve të Ballkanit, organizuar në Maj të këtij viti i cili u finalizua në Vjosë.
Për më shumë shikoni intervistën në Top-Channel (nga min 17:19)