Përshkrimi
Ky projekt synon krijimin e urave të bashkëpunimit midis të rinjve të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. EcoAlbania në partneritet me OJQ-të, ERA nga Kosova dhe Green Home nga Mali i Zi, për të arritur këtë qëllim, do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh me të rinjtë e moshës 18 deri 24 vjeç. 15 pjesëmarrës do të ndjekin disa trajnime dhe shkolla verore në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” – Parkun Kombëtar “Prokletije” – Alpet Shqiptare. Ata do të mësojnë më shumë rreth natyrës rajonale, kulturës dhe ekonomisë si dhe sfidave të ruajtjes së natyrës.
Objektivi
Objektivi ynë është të rrisim ndërgjegjësimin mjedisor për mbrojtjen dhe promovimin e zonës ndërkufitare të Bjeshkëve të Nemuna / Prokletije / Alpet Shqiptare.
Çfarë do të mësoni?
Ne po mundohemi të ndryshojmë se si gjenerata e ardhshme, rinia, interpreton sfidat në zonën e Bjeshkëve të Nemuna / Prokletije / Alpeve shqiptare. Për këtë arsye, ky projekt do të bashkojë rininë përmes një platforme virtuale dhe direkte për të diskutuar sfida të tilla. Duke u takuar virtualisht dhe personalisht, të rinjtë do të ekspozohen ndaj dy opsioneve efektive për bashkëpunim, të cilat ata mund t’i përdorin për të punuar në sfidat pas përfundimit të projektit. Ky projekt do të kornizojë të gjitha sfidat e ruajtjes që nga vlerat dhe mundësitë e përbashkëta mjedisore, kulturore dhe ekonomike.
Çështjet kryesore që prekin rininë dhe bashkëpunimin rajonal ndërkulturor në lidhje me konservimin janë: 1) shkëmbimi i informacionit, 2) kërcënimet që paraqesin mbrojtjen e natyrës dhe 3) mungesa e bashkëpunimit të të rinjve për shkaqe të përbashkëta.
Çfarë do të përfitoni?
Do të jeni më të përgatitur për fushat e karrierës që kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar si; konservimi, menaxhimi dhe politika.
Kush mund të marrë pjesë në trajnim?
- Të rinj nga Shqipëria e veriut, Kosova perëndimore dhe Mali i Zi lindor
- Të rinj në grup-moshën 18 – 24 vjeç
- Me aftësi të mira në gjuhën angleze
Grupi i synuar nga ne do të ketë pjesëmarrje të barabartë gjinore.
Cili do të jetë angazhimi juaj?
- Ju duhet të jeni të gatshëm të angazhoheni për një periudhë trajnimi 9-ditore (3 ditë në Mal të Zi, 4 ditë në Kosovë, 2 ditë në Shqipëri) në Maj-Qershor 2020.
- Ju duhet të jeni të disponueshëm për të bërë 2-3 webinare online me afërsisht 2 orë secili (në shkurt – prill 2020).
- Ju duhet të jeni të përgatitur për t’u angazhuar në shkëmbimin dhe shpërndarjen e njohurive dhe aftësive të fituara gjatë programit, si dhe për të punuar si ekip.
Si të aplikoni? • Plotësoni formularin e aplikimit online të disponueshëm këtu.
Afati i aplikimit është 22 Janar 2020, ora 12:00.
Kostoja Pa kosto për aplikantët e suksesshëm, shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.
Të përzgjedhurit do të njoftohen me e-mail deri më 31 janar 2020.
Ky akivitet organizohet me mbështetjen e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor – RYCO. Përmbajtja e tij është përgjegjësia e vetme e EcoAlbania-s dhe partnerëve të saj dhe nuk paraqet domosdoshmërisht pikëpamjet e RYCO.