Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesFushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës” Lajme

Konventa e Bernës kërkon sërish ndalimin e Aeroportit të Vlorës

Njoftim i përbashkët për shtyp nga EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA ++ Punimet në Aeroportin e Vlorës rrezikojnë biodiversitetin në lagunën e Nartës dhe deltën e Vjosës ++ Ekosistemi i Vjosës në rrezik pavarësisht statusit të parkut kombëtar ++ Komiteti shpreh shqetësim të thellë për ligjin e ri mbi zonat e mbrojtura ++ Strasburg, Tiranë, Radolfzell. […]

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës thirrje qeverisë për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe vendim për të vlerësuar nga afër situatën me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës

Tiranë, 8 dhjetor 2021. Tre çështje mjedisore sensitive kanë marrë vëmendje në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës të mbajtur më 29 nëntor – 03 dhjetor 2021 në Strasburg: Statusi i mbrojtjes së lumit Vjosa, projekti i aeroportit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe procesi i rishikimit të kufinjve të rrjetit të zonave të mbrojtura. Komiteti vendosi të mbajë të hapur çështjen e lumit Vjosa si dhe të zhvillojë një vlerësim të situatës në terren në 2022 në lidhje me aeroportin e Vlorës.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës, apel qeverisë: Asnjë projekt në Vjosë pa hartuar Planin e Menaxhimit

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës vendosi të mbajë të hapur çeshtjen kundër qeverisë shqiptare mbi hidrocentralet e Poçemit dhe Kalivaçit, që planifikohen të ndërtohen mbi lumin Vjosë. Njëkohësisht ky komision i kërkoi qeverisë të përgatisë Planin e Menaxhimit të Integruar të Basenit si dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor, duke përfshirë aspektin social para se të ndërmerret çdo zhvillim i ri në lidhje me projektet e këtyre hidrocentraleve.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës hap çështjen për hidrocentralet në Vjosë

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka hapur çështjen për hidrocenteralin e Poçemit dhe Kalivaçit në Vjosë duke i kërkuar qeverisë shqiptare pezullimin e menjëhershëm të hidrocentralit të Poçemit dhe Kalivaçit, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës së Bernës – derisa të bëhen planifikimet e nevojshme strategjike dhe vlerësimet mjedisore të munguara.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës kërkon pezullimin e HEC-it të Kalivaçit dhe Poçemit

Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës ka publikuar draftin me 12 rekomandime për qëverinë shqiptare në lidhje me planet për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosë. Ajo rekomandon qeverinë shqiptare të pezullojë projektet për ndërtimin e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit në Vjosë, pasi zbatimi i tyre do të shkonte në kundërshim me parimet e Konventës e Bernës dhe i kërkon asaj të bëjë një planifikim strategjik e të ndërmarrë vlerësime të mëtejshme.

CategoriesNjoftime për shtyp

Konventa e Bernës viziton Vjosën

‘++ Përfaqësuesit e Konventës së Bernës theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së Vjosës – Ndërkohë, qeveria shqiptare nënshkruan kontratën e koncesionit për HEC-in e Kalivaçit ++

Përfaqësuesit e Konventës së Bernës vizituan Vjosën për të hetuar se deri në çfarë mase planet për zhvillimin e hidrocentraleve po rrezikojnë objektivat e Konventës. Vlerësimi në vend u shoqërua nga një ekspert i pavarur.