Rishqyrtohet projekti për HEC-in e Kalivaçit-Vjosa në rrezik
‘++Qeveria shqiptare ri-hap procedurën për koncesionin e HEC-it të Kalivaçit++OJF-të kundërshtojnë këtë vendim++Tirana, Vienna, Radofzell 31 maj 2017. Pas 20 vjetësh zvarritje dhe shtyrje të punimeve, Qeveria Shqiptare vendosi të anulojë kontratën me kompaninë italiane Kalivaçi Green Energy për hidrocentralin e papërfunduar të Kalivaçit në Vjosë. Menjëherë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ri-hapi procedurat për dhënien e një koncesioni të ri. Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për të ndërtuar këtë hidrocentral deri më 18 korrik 2017, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.