Select Payment Method
Personal Info

Totali i dhuruar: €100,00

CategoriesNe Media

Reporter.al: Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Studiues shqiptarë dhe të huaj diskutuan për pasurinë unike të biodiversitetit të lumit Vjosë dhe i kërkuan qeverisë Shqiptare një moratorium 3-vjeçar të përdorimit të tij për hidroenergji. Rreth 50 profesorë dhe studiues nënshkruan të mërkurën një kërkesë drejtuar Ministrisë së Mjedisit në Shqipëri për zbatimin e një moratoriumi 3-vjeçar mbi ndërtimet në lumin Vjosë dhe degët e saj.

CategoriesNe Media

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.

CategoriesNe Media

Top Channel: Epidemia e HEC-eve

Nga Top Show / Top Channel Në pjesën e parë diskutohet për hidrocentralet në Valbonë. Lugina e Valbonës do të nënshtrohet nga HEC- et. Mbi 25 km të lumit Valbonë janë dhënë lejet që do të ndërtohen 14 HEC– e të konsideruara nga shoqëria civile si investime kundër natyrës , 9 prej tyre do të […]

CategoriesNe Media

Top Channel: 9 diga mbi Vjosë, qeveria prezanton projektin mes protestave ambientaliste

Qeveria i paraqiti të mërkurën investitorëve potencialin që paraqet lumi i Vjosës për ndërtimin e veprave hidroenergjitike. Ministria e Energjisë thotë se studimi i kryer nga një kompani e huaj parashikon ndërtimin e 9 hidrocentraleve përgjatë rrjedhës së lumit. Kontrata e parë u nënshkrua që në vitin 1997, ndërsa projekti i dytë për të cilin […]

CategoriesNe Media AKTIV – Angazhimi i Komunitetit – Tregues i Integrimit në Vendim-marrje

Protestë kundër HEC-it në Vjosë Aktivistët: Moratorium 3 vjeçar

Veprimtarë të mjedisit po kundërshtojnë në Shqipëri projektet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa dhe degët e tij. Ata kërkuan anulimin e këtyre projekteve, shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar dhe një Moratorium 3-vjeçar për ndërtimet mbi lumenjtë e Shqipërisë. Grupimet shoqërore “Miqtë e Vjosës”, “Të mbrojmë lumenjtë” dhe veprimtarë të mjedisit po […]

CategoriesNe Media

Qeveria hap tenderin për hidrocentralin e Poçemit

“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizimi nga hidrocentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjare duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës.” Ky ka qenë premtimi i Kryeministrit Rama gjatë një mitingu elektoral në Tepelenë, në qershor 2015, teksa kërkonte […]