Banorët kundër ndërtimit të HEC-eve në Bënçë
Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” zhvilloi një takim me banorët e fshatit Bënçë për të diskutuar mbi çështjen e hidrocentraleve që janë duke u ndërtuar në këtë zonë. Shqetësimi i banorëve ishte i dukshëm pasi ndërtimi i këtij HEC-i do ta linte fshatin pa ujë. Bënça është një fashat i vogël që merret me blegtori dhe bujqësi dhe i vetmi burim ujor që ka është lumi.