Syri.net: Eurodeputeti slloven kundër ndërtimit të HEC mbi lumin Vjosa


Eurodeputeti slloven Igor Soltes. (c) Syri.net

Eurodeputeti slloven Igor Soltes është shprehur kundër projektit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e HEC-it në lumin Vjosa.

Gjatë diskutimeve që po zhvillohen në Bruksel, eurodeputeti Soltes shprehu shqetësim, duke iu referuar edhe protestës së banorëve të Vlorës dhe të Mallakastrës.

I pranishëm gjuatë këtyre diskutimeve, ka qenë edhe deputeti shqiptar Soltes i PD Kastriot Islami, i cili pasi falenderoi eurodeputetin për interesimin lidhur me lumin e Vjosës, kërkoi që kjo çështje të përfshihet në progres-raportin.

Ky dokument pritet të dalë më 9 nëntor për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Deputeti Islami mori përsipër të bëjë amendamentin e nevojshëm për ndërtimet mbi lumin Vjosa.

Artikullin e publikuar nga Syri.net mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *