Në këtë raport paraqitet situata e varfërisë së energjisë në 5 qytete të Shqipërisë (Shkodër, Elbasan, Tiranë, Berat dhe Vlorë).
Raporti vlerësues tregon situatën e varfërisë energjetike si për njësitë ekonomike familjare (familje vulnerabël dhe të rastësishme), ashtu edhe për njësi ekonomike të tjera (institucione të edukimit publik, administratë publike, institucione të kujdesit shëndetësor dhe hotele).
Studimi mbi varfërinë energjetike në Shqipëri është realizuar nga organizat e mëposhtme, pjesë e rrjetit të vigjilencës mjedisore.
Qendra e Informacionit Aarhus, Shkodër, Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD), Vlorë, Klubi Ekologjik Elbasan, Për mirëqënie Sociale dhe Mjedisore, Berat, Qendra mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Tiranë dhe Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania), Tiranë.
Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Së bashku një sy për mjedisin!”, i mundësuar financiarisht nga programi “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri” (SENIOR-II), i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financohet nga Qeveria Suedeze.
Për materialin e plotë ju lutemi klikoni