Në këtë studim është realizuar një analize lidhur me monitorimin dhe menaxhimin e informacionit mjedisor në nivel vendor e qendror, duke u fokusuar tek ai i gjeneruar nga Raporti për Gjendjen e Mjedisit në Shqipëri. Analiza e procesit të hartimit të RGjMSh dhe kuadri mbi të cilin ai hartohet dhe vlerësohet synon nxjerrjen në pah të vlerave pozitive të tij nga njëra anë dhe mangësive e pikave të dobëta nga ana tjetër, e cila, do t’i shërbejë institucioneve në të ardhmen për përmirësimin e menaxhimit të informacionit mjedisor të prodhuar, sidomos në drejtim të komunikimit të tij për publikun.
Studimi është ndarë në 3 shtylla kryesore:
1.Analizë historike e kuadrit ligjor për informacionin mjedisor duke u fokusuar tek RGjMSh;
2.Analizë e Raportit të Gjendjes së Mjedisit në Shqipëri;
3.Analizë e komunikimit të informacionit mjedisor në RGjMSh.
Për më shumë gjeni studimin
Ky raport u prodhua në kuadër të projektit “Informacioni mjedisor për një qytetari aktive” dhe mundësohet financiarisht nga Ambasada Suedeze nëpërmjet programit SENIOR III i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit – REC Shqipëri.