Në nismën e radhës, EcoAlbania adreson rëndësinë e vazhdimësisë ekologjike midis zonve me rëndësi për bidioversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit si një domosdoshmëri për të siguruar proceset dhe konservimin natyror edhe jashtë zonave që aktualisht kanë status zonë e mbrojtur. Objektivat kryesor të këtij projekti konsistojnë në rritjen e angazhimit të aktorëve lokalë drejt një menaxhimi të qëndrueshëm të korridoreve ekologjik si dhe informimin dhe sensibilizimin e komunitetit, përdoruesëve apo menaxherëve të zonës mbi rëndësinë e korridoreve ekologjike në funksion të konservimit natyror.
Ky projekt përfshin:
- 5 zona të mbrojtura: Parku Kombëtar Shebenik, Parku Natyror Stravaj-Sopot, Peizazhi i mbrojtur Liqeni i Pogradeci, Peiazhi i mbrojtur Guri i Nikës dhe Parku Natyror Mali i Tomorrit.
- Pjesërisht territorin e 6 bashkive: Librazhd, Prrenjas, Pogradec, Gramsh, Maliq, Skrapar
Na ndiqni në muajt në vijim për të mësuar më shumë mbi aktivitetet konkrete!
Ky projekt zbatohet nga EcoAlbania me mbështetjen e PONT.
Për më shumë informacion rreth projektit klikoni KËTU