Reporter.al: Hidrocentrali i Poçemit, asnjë pjesëmarrës në tender përveç bonusit

Nga Gjergj Erebara/BIRN

Burime nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë thanë se në tenderin për dhënien me koncesion të hidrocentralit të rëndësishëm të Poçemit mbi lumin Vjosë, paraqiti ofertë vetëm kompania turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, të cilës qeveria i pati dhënë në mënyrë të debatueshme një bonus për “propozim të pakërkuar”.

Lumi Vjosa, Tepelenë. (c) A. Guri

Me datë 29 korrik, 2015 këshilli i ministrave miratoi një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.

Tenderi për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Poçemit, mbi lumin Vjosë, është zhvilluar më 17 mars 2016, ka përfunduar me vetëm një kompani të interesuar, pavarësisht faktit se qeveria e reklamoi tenderin në disa media ndërkombëtare. 

Burime nga Ministria e Energjisë thanë se aktualisht tenderi është në procesin e “vlerësimit”, në fund të së cilit pritet të merret një vendim.

Qeveria aktuale ka dhënë dy koncesione të pakërkuara në hidrocentrale, Poçemin dhe hidrocentralin Katundi i Ri. Që të dy, iu dhanë dy kompanive të ndryshme turke, të cilat nuk njihen për eksperiencë në ndërtimin dhe operimin e hidrocentraleve dhe që dukshëm nuk plotësojnë asnjë kriter ligjor për dhënien e një “bonusi”, pasi që të dyja hidrocentralet janë projekte ekzistuese dhe mund të jepeshin në formën e koncesionit të kërkuar nga ana e qeverisë në çdo kohë.

Artikullin e plotë të publikuar nga BIRN mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *