Qëndrim i disa organizatave mjedisore mbi zhvillimet e projektit në Parkun e madh të Tiranës

Një grup prej 11 organizatash mjedisore në Tiranë kanë bërë publik sot qëndrimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit në lidhje me projektin e parkut të lojërave në Parkun e Madh të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka filluar punimet për zbatimin një projekti për ndërtimin një parku lojërash për fëmijë brenda Parkut të madh të Tiranës ose siç njhet ndryshe Parku i liqenit të Tiranës. Grupi i organizatave mjedisore e kanë vlerësuar procesin e zbatimit të vendim-marrjes si jotransparent dhe kritikojnë dhunën ndaj aktivistëve mjedisore. Me anë të një letre argumentuese e cila u refuzua nga Bashkia, organizatat mjedisore marrin guximin dhe kurajën qytetare që shqetësimet e tyre t’ia thonë kryebashkiakut mediatikisht dhe parashtrojnë kërkesat e tyre si më poshtë:

  1. Të bëhet publik plani zhvillimor për zonën “Parku i Madh i Tiranës”, të cilin Bashkia Tiranë e ka referuar në disa dalje publike duke e cilësuar si projekti për jetësimin e Parkut! Ju informojmë që ky plan është subjekt i nënshtrimit të procedurave të Vlerësimit Strategjik Mjedisor. Në këtë mënyrë qytetarët nuk do luftojnë me “gogolin” (sikundër ju shpreheni).
  2. Prej këtij plani, të zhvillohet në detaje projekti i këndit të lojërave dhe të bëhet publik si një dokument zyrtar! Sërish qytetarët nuk do luftojnë me “gogolin” (sikundër ju shpreheni).
  3. Si rrjedhojë, të pezullohen punimet për zbatimin e projektit të këndit të lojërave deri në informimin dhe përfshirjen e duhur të publikut duke ndjekur procedurat ligjore të një shteti demokratik.
  4. Të përmirësohen kanalet, infrastruktura dhe fryma e komunikimit me qytetarët, duke i përfshirë ata realisht në vendimmarrjen mjedisore!

Letra është nënshkruar nga: Albanian Ornithologists Association (AOS); Albanian Society for the Protection of Birds and Mammals(ASPBM), Biologist of Albania; EcoAlbania; EcoPartners for Sustainable Development; Iliria; GO2; Institute for Environmental Policy (IEP); Milieukontakt Albania; Environmental Center for Development, Educaton and Netëorking (EDEN) dhe Organic Agriculture Association (SHBO).

Për të lexuar letrën e plotë mund të klikoni këtu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *