Milieukontakt Shqipëri, EcoAlbania dhe Lex Ferenda po zbatojnë projektin “Forcimi i Legjislacionit Horizontal dhe Promovimi i OSHC-ve” (HELP-CSO), i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet programit ACHIEVE zbatuar nga REC Shqipëri.
Në këtë kuadër është hartuar një pyetësor me qëllim identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave për rastet t e konflikteve lidhur me menaxhimin dhe përdorimin e ujit. Pyetësori është i ndërtuar në 6 pjesë dhe synon të mbledhë informacion të saktë lidhur me konfliktet me bazë komunitare të gjeneruar si pasojë e zhvillimit të projekteve të hidro-energjisë të cilat kanë ndodhur në të shkuarën, janë në fillesat e tyre ose që mund të ndodhin në të ardhmen.
Përgjigja juaj është shumë e rëndësishme për të përcaktuar të gjitha këto raste dhe do të jetë pjesë e studimit të konflikteve të lidhura me menaxhimin dhe përdorimin e ujit si dhe e hartës së konflikteve që do të prodhohet nga ky informacion.
Njëkohësisht do t’ju luteshim ta shpërndanit sa më gjerë këtë pyetësor në kontaktet dhe zonat ku operoni me projektet tuaja. Pyetësori nuk merr shumë kohë dhe mund ta plotësoni atë si online (http://goo.gl/forms/hGXR8TneFGTDJRpN2) ashtu dhe në formën elektronike duke e kërkuar me anë të e-mailit në adresën e mëposhtme.
Afati i plotësimit të pyetësorit është 15 shtator 2016!
Për pyetje apo sqarime të mëtejshme mund të kontaktoni:
E-mail: [email protected]
Tel: +355 4 2256528
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Ekipi i HELP-CSO